Protestuesit në Shqipëri edhe sot qëndruan përpara kryeministrisë atje, për disa orë pa asnjë konfrontim me policinë.

Por, rreth orës 18:00 pasi filluan marshimin në bulevard, situata pranë Ministrisë së Brendshme është tensionuar përsëri.
Protestuesit u ndanë në dy grupe dhe filluan të godisnin me mjete pirroteknike Ministrinë e Brendshme, ndërsa policia ka ndërhyrë me autobotë në përpjekje për të shpërndarë turmën./TCh




