Pezullohet Ronaldo, humb ndeshjet e nëntorit në Nations League

Pezullohet Ronaldo, humb ndeshjet e nëntorit në Nations League

Pezullohet Ronaldo, humb ndeshjet e nëntorit në Nations League

Ylli portugez i futbollit, Cristiano Ronaldo, është pezulluar për 30 ditë nga Kombëtarja e Portugalisë, pas tensioneve të krijuara së fundmi rreth grumbullimit të përfaqësueses.

Sponsor 3M Express

Vendimi pason pakënaqësitë e shfaqura gjatë përballjes ndaj Norvegjisë, sfidë në të cilën sulmuesi i Al-Nassr nuk u aktivizua fare në fushë nga trajneri Jorge Jesus, raporton AS transmeton Klankosova.tv.

Ky vendim e shtyu pesë herë fituesin e “Topit të Artë“ të braktisë grumbullimin e ekipit që po mbahej në Danimarkë.

Mësohet se vetë futbollisti ka kërkuar këtë periudhë pushimi/pezullimi, teksa krahas mungesës njëmujore, ndaj tij është shqiptuar edhe një gjobë simbolike prej 255 eurosh.

Si rrjedhojë e këtij sanksioni, Ronaldo nuk do të jetë në dispozicion për ndeshjet vendimtare të muajit nëntor, të cilat Portugalia do t’i zhvillojë në kuadër të UEFA Nations League.

Lexo edhe

Ndërpritet furnizimi me ujë në disa rrugë në Prishtinë, rikthimi pritet nesër

Ndërpritet furnizimi me ujë në disa rrugë në Prishtinë, rikthimi pritet nesër

Protestuesit e dhunshëm rrezikojnë të futen në “listën e zezë” për hyrje në BE

Protestuesit e dhunshëm rrezikojnë të futen në “listën e zezë” për hyrje në BE

Irani akuzon Netanyahun se po e shtyn SHBA-në drejt një lufte të re

Irani akuzon Netanyahun se po e shtyn SHBA-në drejt një lufte të re

Pezullohet Ronaldo, humb ndeshjet e nëntorit në Nations League | Momenti