Tensionet në Francë nuk e ndalin supersfidën e Champions League: PSG – Barcelona

Tensionet në Francë nuk e ndalin supersfidën e Champions League: PSG – Barcelona

Tensionet në Francë nuk e ndalin supersfidën e Champions League: PSG – Barcelona

Përkundër tensioneve dhe përplasjeve të fundit mes protestuesve dhe policisë në Francë, kryendeshja e Champions League mes Paris Saint-Germainit dhe Barcelonës do të zhvillohet sipas planit të paraparë në stadiumin “Parc des Princes”.

Sponsor 3M Express

Lajmin e ka konfirmuar zyrtarisht ministri i Brendshëm francez, Laurent Nunez, duke hedhur poshtë zërat dhe kërkesat e sindikatës së policisë për shtyrjen e takimit për shkak të situatës së sigurisë dhe trazirave sociale në vend, transmeton Klankosova.tv.

 Shtyrja e ndeshjes mes Paris Saint-Germainit dhe Barcelonës nuk është në shqyrtim. Edhe ndeshjet e tjera që mund të zhvillohen në kuadër të Ligës së Kampionëve nuk janë në rrezik”, deklaroi Nunez.

 Përkundër konfirmimit pozitiv për zhvillimin e lojës, trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, përballet me mungesa të theksuara në fazën defensive.

Jules Kounde dhe Eric Garcia janë konfirmuar jashtë këtij dueli, teksa Gerard Martin mbetet në dyshim për shkak të një shqetësimi fizik të pësuar ndaj Real Betisit.

Misioni i teknikut gjerman vështirësohet edhe më shumë nga fakti se këtë fundjavë katalanasit i pret përballja e madhe ndaj Real Madridit në “El Clasico”, çka e detyron stafin teknik të kalkulojë me kujdes minutazhin e titullarëve.

 Në anën tjetër, te skuadra parisiene mungesa kryesore do të jetë ajo e mbrojtësit të krahut, Nuno Mendes.

Me vendimin e qeverisë franceze, të dyja kampet tashmë po vijojnë përgatitjet në qetësi për spektaklin e së martës mbrëma.

Lexo edhe

Aksident mes dy veturave në Prizren, lëndohet një person

Aksident mes dy veturave në Prizren, lëndohet një person

Forcohet bashkëpuni mes bibliotekave kombëtare të Kosovës dhe Turqisë

Forcohet bashkëpuni mes bibliotekave kombëtare të Kosovës dhe Turqisë

Ish-portieri i La Ligës: Reali luan më mirë kur mungon njëri prej Mbappes ose Viniciusit

Ish-portieri i La Ligës: Reali luan më mirë kur mungon njëri prej Mbappes ose Viniciusit

Tensionet në Francë nuk e ndalin supersfidën e Champions League: PSG – Barcelona | Momenti