Tensione në ditën e 170-të të protestës në kryeqytet, qytetarët përplasen me policinë

Tensione në ditën e 170-të të protestës në kryeqytet, qytetarët përplasen me policinë

Tensione në ditën e 170-të të protestës në kryeqytet, qytetarët përplasen me policinë

Dita e 170-të e protestës në kryeqytet është shoqëruar me tensione dhe përplasje mes qytetarëve protestues dhe efektivëve të Policisë.

Sponsor 3M Express

Situata është tensionuar pasi një grup qytetarësh kanë tentuar të çajnë kordonin policor, me qëllim që të hapin rrugën dhe të afrohen para ndërtesës së Kryeministrisë, ku synonin të vendoseshin për të vazhduar protestën.

Efektivët e policisë kanë krijuar një kordon për të penguar kalimin e protestuesve, ndërsa përpjekjet e këtyre të fundit për ta kaluar atë kanë çuar në përplasje fizike mes dy palëve.

Tensionet janë shënuar në kuadër të protestës që po mbahet për të 170-ën ditë radhazi në kryeqytet.

Protestuesit kanë synuar të afrohen pranë Kryeministrisë, ndërsa policia ka ndërhyrë për të mbajtur të bllokuar kordonin dhe për të kontrolluar situatën.

Për momentin, nuk ka informacione të konfirmuara për persona të lënduar apo për arrestime lidhur me incidentin.

Lexo edhe

Kryediplomati spanjoll: Kurrë s’do të jemi pengesë për dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit

Kryediplomati spanjoll: Kurrë s’do të jemi pengesë për dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit

Qeveria merr masa: Ndalet tregtimi i energjisë me kompani serbe (VIDEO)

Qeveria merr masa: Ndalet tregtimi i energjisë me kompani serbe (VIDEO)

Takimet e munguara: Katër vjet pa u pa kabinetet Kurti e Rama (VIDEO)

Takimet e munguara: Katër vjet pa u pa kabinetet Kurti e Rama (VIDEO)

Tensione në ditën e 170-të të protestës në kryeqytet, qytetarët përplasen me policinë | Momenti