Tejkalimi në vijë të plotë i kushton shoferit në Podujevë 200 euro gjobë dhe tre muaj ndalim vozitjeje

Një shofer në Podujevë është ndëshkuar nga Policia e Kosovës pasi u kap duke kryer tejkalim në vijë të plotë, veprim i cili përbën kundërvajtje në trafik.

Sponsor 3M Express

Rasti është zbuluar pas publikimit të një videoje, në të cilën shihej vetura duke kryer tejkalimin e kundërligjshëm. Pas kësaj, zyrtarët policorë të stacionit në Podujevë kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme dhe kanë arritur ta identifikojnë shoferin.

Ndaj tij është shqiptuar gjobë prej 200 eurosh, dy pikë negative, si dhe masë mbrojtëse me ndalim të drejtimit të automjetit për tre muaj.

Policia e Kosovës ka apeluar te të gjithë pjesëmarrësit në trafik që t’i respektojnë rregullat e komunikacionit, duke theksuar rëndësinë e kujdesit dhe sigurisë në rrugë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Kamberi, Rexhepi dhe Kurtulus veshin fanellën e Dardanëve: Zemra jem ka rrah gjithmonë për Kosovën

Kamberi, Rexhepi dhe Kurtulus veshin fanellën e Dardanëve: Zemra jem ka rrah gjithmonë për Kosovën

Seanca fillestare ndaj Jeton Sylajt mbahet pa publik, Gjykata tregon detajet

Seanca fillestare ndaj Jeton Sylajt mbahet pa publik, Gjykata tregon detajet

Pas afrimitetit mes tyre, Fuego duket i prekur nga largimi i papritur i Behares

Pas afrimitetit mes tyre, Fuego duket i prekur nga largimi i papritur i Behares