Seanca fillestare ndaj Jeton Sylajt mbahet pa publik, Gjykata tregon detajet

Seanca fillestare ndaj Jeton Sylajt mbahet pa publik, Gjykata tregon detajet

Seanca fillestare ndaj Jeton Sylajt mbahet pa publik, Gjykata tregon detajet

Gjykata Themelore në Pejë ka vendosur që shqyrtimi fillestar ndaj Jeton Sylajt, ish-bashkëshortit të Arlinda Zekajt, i akuzuar për veprën penale “Kanosja”, të mbahet pa praninë e publikut.

Vendimi është marrë më 10 nëntor nga gjyqtarja Selvije Morina Zejnaj, pas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Prishtinë për përjashtimin e publikut nga shqyrtimi fillestar, i caktuar për 12 nëntor, në orën 11:00.

Sponsor 3M Express

Në aktvendim thuhet se masa është marrë me qëllim të mbrojtjes së jetës personale dhe familjare të të pandehurit, palës së dëmtuar dhe pjesëmarrësve të tjerë në procedurë.

Sipas arsyetimit të gjykatës, kërkesa për mbylljen e seancës është paraqitur nga Prokuroria Themelore në Prishtinë më 9 nëntor. Prokuroria ka kërkuar që publiku të përjashtohet nga i gjithë shqyrtimi, duke argumentuar se gjatë procedurës do të trajtohen çështje që lidhen me jetën private dhe familjare të palëve, përfshirë edhe fëmijën e tyre të mitur.

Në kërkesë janë përmendur edhe procesverbalet e marrjes në pyetje të palës së dëmtuar dhe të pandehurit, raportet e bashkëbisedimeve me fëmijën, raporti psikologjik, si dhe video-incizimet që gjenden në shkresat e lëndës.

Gjykata ka bërë të ditur se mbrojtësi i viktimave dhe mbrojtësja e të pandehurit e kanë përkrahur kërkesën e Prokurorisë dhe kanë dhënë pëlqimin që shqyrtimi të mbahet pa praninë e publikut.

Në arsyetimin e vendimit, gjyqtarja ka vlerësuar se përfshirja e fëmijës së mitur dhe natyra e provave që pritet të shqyrtohen kërkojnë mbrojtje të shtuar të privatësisë dhe dinjitetit të personave të përfshirë.

“Gjykata fillimisht vlerëson se parimi i publicitetit të shqyrtimit gjyqësor përbën një nga parimet themelore të procedurës penale dhe garanton transparencën e veprimtarisë gjyqësore. Megjithatë, ky parim nuk ka karakter absolut”, thuhet në aktvendim.

Gjykata ka vlerësuar se në këtë rast mbrojtja e jetës personale dhe familjare të palëve, veçanërisht e fëmijës së mitur, mbizotëron ndaj interesit publik për zhvillimin e shqyrtimit në prani të publikut.

Aktakuza ndaj Jeton Sylajt është ngritur nga Prokuroria Themelore në Pejë më 23 tetor 2026, për veprën penale “Kanosja”, dy ditë para vrasjes së Arlinda Zekajt më 25 tetor.

Shqyrtimi fillestar është caktuar të mbahet më 12 nëntor, në Gjykatën Themelore në Pejë.

Burimi: Dukagjini

Lexo edhe

Vendimi | Gjyqi ndaj Jeton Sylajt i mbyllur, “me qëllim të mbrojtjes së jetës personale dhe familjare”

Vendimi | Gjyqi ndaj Jeton Sylajt i mbyllur, “me qëllim të mbrojtjes së jetës personale dhe familjare”

Rama kritikon mbylljen e Muzeut dhe Teatrit për pesë vjet: Tash po propozohet edhe Opera

Rama kritikon mbylljen e Muzeut dhe Teatrit për pesë vjet: Tash po propozohet edhe Opera

Skandali i spiunazhit – Nvidia humb 430 miliardë dollarë nga vlera e tregut

Skandali i spiunazhit – Nvidia humb 430 miliardë dollarë nga vlera e tregut