Kamberi, Rexhepi dhe Kurtulus veshin fanellën e Dardanëve: Zemra jem ka rrah gjithmonë për Kosovën

Kamberi, Rexhepi dhe Kurtulus veshin fanellën e Dardanëve: Zemra jem ka rrah gjithmonë për Kosovën

Kamberi, Rexhepi dhe Kurtulus veshin fanellën e Dardanëve: Zemra jem ka rrah gjithmonë për Kosovën

Tri fytyra të reja, një fanellë e përbashkët dhe një ëndërr që tashmë është bërë realitet. Lindrit Kamberi, Enis Rexhepi dhe Bleon Kurtulus janë tri prurjet më të reja të Kombëtares së Kosovës, të cilët do t’i bashkohen Dardanëve për dy ndeshjet e ardhshme në Ligën e Kombeve, ndaj Izraelit dhe Irlandës.

Sponsor 3M Express

Të tre futbollistët kanë përcjellë mesazhet e tyre të para si përfaqësues të Kosovës, përmes një videoje të publikuar në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës.

Krenaria për të veshur fanellën e Dardanëve dhe emocionet për këtë kapitull të ri në karrierën e tyre ishin në qendër të mesazheve të futbollistëve.

“Unë jam Lindrit Kamberi, futbollisti më i ri i Kosovës. Jam shumë krenar dhe mezi pres me vesh fanellën e Kosovës. Forca Kosova”, u shpreh Kamberi.

Ndërkaq, Rexhepi theksoi krenarinë që ndien për faktin se tashmë është pjesë e përfaqësueses së Kosovës.

“Përshëndetje, unë jam Enis Rexhepi, lojtari më i ri i Kosovës. Jam shumë krenar me vesh fanellën e Dardanëve. Forca Kosova”, u shpreh ai.

Mesazhi më emocional erdhi nga Kurtulus, i cili zbuloi se lidhja e tij me Kosovën ka qenë gjithmonë e veçantë.

“Unë jam Bleon Kurtulus, lojtari më i ri i Kosovës. Zemra jem ka rrah gjithmonë për Kosovën. Forca Kosova”, deklaroi ai.

Tashmë, treshja e re do ta ketë mundësinë të dëshmojë vlerat e saj me fanellën e Kosovës. Fillimisht, Dardanët do të përballen me Izraelin në Prishtinë të shtunën, ndërsa javën e ardhshme do të udhëtojnë drejt Dublinit, ku do të zhvillojnë duelin me Irlandën.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Vendimi | Gjyqi ndaj Jeton Sylajt i mbyllur, “me qëllim të mbrojtjes së jetës personale dhe familjare”

Vendimi | Gjyqi ndaj Jeton Sylajt i mbyllur, “me qëllim të mbrojtjes së jetës personale dhe familjare”

Rama kritikon mbylljen e Muzeut dhe Teatrit për pesë vjet: Tash po propozohet edhe Opera

Rama kritikon mbylljen e Muzeut dhe Teatrit për pesë vjet: Tash po propozohet edhe Opera

Skandali i spiunazhit – Nvidia humb 430 miliardë dollarë nga vlera e tregut

Skandali i spiunazhit – Nvidia humb 430 miliardë dollarë nga vlera e tregut