Të hënën mblidhet Kryesia e Kuvendit, diskutime për seancën e radhës plenare

Të hënën mblidhet Kryesia e Kuvendit, diskutime për seancën e radhës plenare

Të hënën mblidhet Kryesia e Kuvendit, diskutime për seancën e radhës plenare

Nga zyra e Kuvendit të Kosovës kanë njoftuar se të hënën nga orën 11:00 do të mbahet Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit.

Sponsor 3M Express

Sipas njoftimit, në rend dite është edhe propozimi i rendit të ditës për seancën e radhës plenare.

Veç kësaj, pikë e rendit të ditës është edhe formimi i Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy anëtarë nga komuniteti shqiptar, një anëtar nga komuniteti serb dhe një anëtar nga komunitetet jo shumicë në Bordin e Radiotelevizionit të Kosovës.

Po ashtu, në rend dite është edhe votimi i Propozimit të GP- Lista serbe për emërimin e deputetëve në komisionet parlamentare.

Ky është njoftimi i plotë:

I. Miratimi i procesverbaleve të mbledhjeve të mëparshme të Kryesisë së Kuvendit;

II. Propozimi i rendit të ditës për Seancën plenare të radhës;

1. Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme;

2. Deklarimet jashtë rendit të ditës;

3. Pyetjet parlamentare;

4. Formimi i Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë nga komuniteti shqiptar, një (1) anëtar nga komuniteti serb dhe një (1) anëtar nga komunitetet jo shumicë në Bordin e Radiotelevizionit të Kosovës;

5. Votimi i Propozimit të GP- Lista serbe për emërimin e deputetëve në komisionet parlamentare.

Dhe: III. Shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave.

Lexo edhe

Çfarë opozite do të bëjë LDK-ja? Sonte në Rubikon, Jehona Lushaku-Sadriu

Çfarë opozite do të bëjë LDK-ja? Sonte në Rubikon, Jehona Lushaku-Sadriu

Vashat e Kosovës U15 shkëlqejnë në Maltë, mposhtin nikoqiret me rezultat bindës

Vashat e Kosovës U15 shkëlqejnë në Maltë, mposhtin nikoqiret me rezultat bindës

IPK rekomandon suspendimin edhe të dy zyrtarëve policorë në Gjilan, dyshohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare

IPK rekomandon suspendimin edhe të dy zyrtarëve policorë në Gjilan, dyshohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare

Të hënën mblidhet Kryesia e Kuvendit, diskutime për seancën e radhës plenare | Momenti