IPK rekomandon suspendimin edhe të dy zyrtarëve policorë në Gjilan, dyshohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka rekomanduar suspendimin e dy zyrtarëve policorë të Stacionit Policor në Gjilan, në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjilan, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Sponsor 3M Express

Sipas IPK-së, duke u bazuar në të dhënave fillestare të hetimit, më 15 tetor 2026, rreth orës 23:00, në Gjilan, zyrtarët policorë dyshohet se kanë ndaluar një qytetar dhe e kanë futur atë në veturën zyrtare. Gjatë këtij veprimi, pretendohet se ndaj qytetarit është ushtruar abuzim verbal dhe i është cenuar privatësia, përfshirë marrjen e telefonit të tij pa urdhër të Prokurorit të Shtetit.

Në njoftim thuhet se dyshimet fillestare sugjerojnë se veprimet e pretenduara mund të kenë ndërlidhje me një ankesë të parashtruar nga i njëjti qytetar në korrik të vitit 2026. Ankesa e mëhershme ishte bërë ndaj zyrtarëve policorë në fjalë, nën dyshimin për keqtrajtim dhe tejkalim të autorizimeve policore.

Rasti mbetet nën hetim, ndërsa suspendimi i dy zyrtarëve policorë është rekomanduar nga Inspektorati Policor i Kosovës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post IPK rekomandon suspendimin edhe të dy zyrtarëve policorë në Gjilan, dyshohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare appeared first on Sinjali.

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Skandaloze: Javier Tebas krahason Real Madridin me regjimin nazist, klubi kërkon dorëheqjen e tij

Skandaloze: Javier Tebas krahason Real Madridin me regjimin nazist, klubi kërkon dorëheqjen e tij

Kusari-Lila: Mbështetja e grave dhe bizneseve, prioritet i Qeverisë

Kusari-Lila: Mbështetja e grave dhe bizneseve, prioritet i Qeverisë

UBT shënon 25-vjetorin, Hajrizi: Kemi dhënë kontribut në transformimin e arsimit dhe inovacionit në Kosovë

UBT shënon 25-vjetorin, Hajrizi: Kemi dhënë kontribut në transformimin e arsimit dhe inovacionit në Kosovë

IPK rekomandon suspendimin edhe të dy zyrtarëve policorë në Gjilan, dyshohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare | Momenti