IPK rekomandon suspendimin e tre policëve në Prishtinë, dyshohen për ngacmim seksual ndaj një gruaje

Tre zyrtarë policorë të Stacionit Policor Jugu në Prishtinë dyshohen për ngacmim seksual dhe kontroll të kundërligjshëm, pas një rasti që raportohet të ketë ndodhur pas mesnatës së 15 tetorit në lagjen Lakërishte.

Sponsor 3M Express

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka rekomanduar suspendimin e tyre, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave janë në zhvillim.

Sipas njoftimit të IPK-së, rasti dyshohet të ketë ndodhur në afërsi të rrethrrotullimit në Lakërishte, ku një grua, e cila ishte duke drejtuar veturën, pretendon se është ndaluar dhe kontrolluar nga zyrtarët policorë.

Sipas pretendimeve të ankueses, pas kontrollit, policët i kishin thënë të vazhdonte në drejtim të fshatit Çagllavicë, me qëllim të kryerjes së veprimeve me karakter seksual.

Pas ndërmarrjes së veprimeve fillestare hetimore, IPK-ja, në kuadër të autorizimeve ligjore, ka rekomanduar suspendimin e tre zyrtarëve policorë.

Lidhur me rastin, me udhëzim të prokurorit të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, është iniciuar procedurë penale për veprat e dyshuara. Rasti do të trajtohet në procedurë të rregullt dhe në përputhje me procedurat ligjore.

IPK-ja ka bërë të ditur se do të ndërmarrë edhe veprime të tjera hetimore, në koordinim të ngushtë me Prokurorinë e Shtetit, me qëllim të sqarimit të plotë të rrethanave dhe verifikimit të pretendimeve të ngritura.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post IPK rekomandon suspendimin e tre policëve në Prishtinë, dyshohen për ngacmim seksual ndaj një gruaje appeared first on Sinjali.

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Skandaloze: Javier Tebas krahason Real Madridin me regjimin nazist, klubi kërkon dorëheqjen e tij

Skandaloze: Javier Tebas krahason Real Madridin me regjimin nazist, klubi kërkon dorëheqjen e tij

Kusari-Lila: Mbështetja e grave dhe bizneseve, prioritet i Qeverisë

Kusari-Lila: Mbështetja e grave dhe bizneseve, prioritet i Qeverisë

UBT shënon 25-vjetorin, Hajrizi: Kemi dhënë kontribut në transformimin e arsimit dhe inovacionit në Kosovë

UBT shënon 25-vjetorin, Hajrizi: Kemi dhënë kontribut në transformimin e arsimit dhe inovacionit në Kosovë