Të akuzuarit për sulmin në Ibër-Lepenc deklarohen sërish të pafajshëm

Të akuzuarit për sulmin në Ibër-Lepenc deklarohen sërish të pafajshëm

Të akuzuarit për sulmin në Ibër-Lepenc deklarohen sërish të pafajshëm

Tre të akuzuarit për sulmin terrorist në kanalin e Ibër-Lepencit janë deklaruar sërish të pafajshëm në seancën e mbajtur të mërkurën në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

Sponsor 3M Express

Jovan dhe Dragisha Viqentijeviq, si dhe Igor Dimoviq, kanë mohuar sërish akuzat ndaj tyre në seancën e zhvilluar në Departamentin Special, e cila u mbajt me përbërje të re të trupit gjykues pas pensionimit të gjyqtarit Vesel Ismaili.

Trupi i ri gjykues udhëhiqet nga gjyqtari Leon Përlaska, ndërsa anëtarë janë Lutfi Shala dhe Kujtim Krasniqi.

Pas deklarimit të të akuzuarve, procedura ka vazhduar me fjalët hyrëse. Prokurori Bekim Kodraliu ka bërë të ditur se mbetet prapa fjalës hyrëse të paraqitur më herët.

Me ndryshimin e trupit gjykues, gjykimi ka nisur rishtazi, por palët janë pajtuar që dëshmitë e dhëna më parë të konsiderohen të lexuara, me qëllim shmangien e përsëritjes së tyre.

Në seancën e radhës pritet të vazhdojë dëshmia e Tijana Viqentijeviqit, si dhe dëgjimi i dëshmitarëve të tjerë.

Seanca e radhës do të mbahet me 17 dhjetor më ora 13:00.

Shpërthimi në kanalin e Ibër-Lepencit ndodhi në nëntor të vitit 2024, në fshatin Varagë të Zubin-Potokut. Autoritetet e Kosovës e kanë cilësuar ngjarjen si sulm terrorist, ndërsa Serbinë e kanë bërë përgjegjëse për të.

Igor Dimoviq nuk ndodhet në paraburgim, ndryshe nga vëllezërit Viqentijeviq./Telegrafi/

Lexo edhe

Franca dhe Gjermania përkujtojnë ushtarët e rënë dhe viktimat e Luftës së Parë

Franca dhe Gjermania përkujtojnë ushtarët e rënë dhe viktimat e Luftës së Parë

Lushaku i reagon Konjufcës, ia përmend ‘blerjen e votave në kohë zgjedhjesh’

Lushaku i reagon Konjufcës, ia përmend ‘blerjen e votave në kohë zgjedhjesh’

Përfundon këndi i lojërave për fëmijë në fshatin Kuzmin të Fushë Kosovës

Përfundon këndi i lojërave për fëmijë në fshatin Kuzmin të Fushë Kosovës

Të akuzuarit për sulmin në Ibër-Lepenc deklarohen sërish të pafajshëm | Momenti