Përshkallëzohet protesta në Durrës, ndalohen 25 të rinj, mes tyre tre të mitur

Përshkallëzohet protesta në Durrës, ndalohen 25 të rinj, mes tyre tre të mitur

Përshkallëzohet protesta në Durrës, ndalohen 25 të rinj, mes tyre tre të mitur

Protesta e të rinjve në Durrës është shoqëruar me tensione dhe përplasje me policinë, ndërsa janë shoqëruar 25 persona, mes tyre tre të mitur, të cilët ndodhen në ambientet e komisariatit të policisë.

Siç raporton A2CNN, marshimi nisi rreth orës 11:30 në qendër të qytetit, në zonën e sheshit “Liria” teksa situata u përshkallëzua kur një grup protestuesish u drejtua drejt filialit të Postës dhe theu xhamat e jashtëm të godinës.

Sponsor 3M Express

Pas incidentit, forcat e policisë ndërhynë për të shpërndarë grupin dhe shoqëruar disa prej të rinjve. Efektivët dhe punonjës me rroba civile ndoqën protestuesit edhe në rrugicat e qytetit, ndërsa në zonë u krijua kaos në qarkullim.

25 të rinjtë e shoqëruar ndodhen në komisariat dhe pritet të dalin përpara gjykatës për vlerësimin e masave të sigurisë gjatë ditës së sotme ose nesër.

Ndërkohë, në qytet vijojnë aktivitetet e zakonshme të fundjavës, me turistë që vazhdojnë turet e tyre, pavarësisht tensioneve të krijuara nga protesta.

Burimi: Dukagjini

Lexo edhe

Papa Leo operohet për kancer në mushkëri, por ende s’dihet nëse sëmundja është përhapur

Papa Leo operohet për kancer në mushkëri, por ende s’dihet nëse sëmundja është përhapur

Shqipëri: Dhunoi bashkëshorten në prani të fëmijëve të mitur, arrestohet 47-vjeçari

Shqipëri: Dhunoi bashkëshorten në prani të fëmijëve të mitur, arrestohet 47-vjeçari

Risi në futboll: Referi në Uruguai përdor pajisje digjitale për kartonët

Risi në futboll: Referi në Uruguai përdor pajisje digjitale për kartonët