Sylaj: Kërcënimet me sulme kibernetike që i marrim si shtet mund t`i ndajmë me BE-në (VIDEO)

Sylaj: Kërcënimet me sulme kibernetike që i marrim si shtet mund t`i ndajmë me BE-në (VIDEO)

Sylaj: Kërcënimet me sulme kibernetike që i marrim si shtet mund t`i ndajmë me BE-në (VIDEO)

Ekspertja e sigurisë kibernetike, Gonxhe Sylaj, ka deklaruar se Kosova mund t’i ndajë me Bashkimin Evropian kërcënimet për sulmet kibernetike që mund t’i bëhen shtetit.

Sponsor 3M Express

Në Rubikon të Klan Kosovës, ajo ka thënë se ndarja e këtyre kërcënimeve me BE-në mund të jenë të nevojshme edhe për shtetet evropiane, që gjithashtu mund të përballen me probleme të njëjta.  

“Nëse BE, së bashku me Amerikën e me shtetet e tjera të Ballkanit Perëndimor arrijnë me u ulë bashkë, të paktën një pjesë me e kontrollu edhe me shtetet aleate që janë, ndoshta me shtetet anëtare të NATO-s, me Kanadanë, me Australinë, arrijmë ta kontrollojmë deri në një masë, ose të paktën që këto shtete të jenë të sigurta, sepse I ndajmë të gjithë kërcënimet e njëjta.”, ka thënë ajo.

Sylaj ka folur edhe për mënyrën se si tekonologjia sot po konsiderohet si problem dhe atë se si duhet trajtuar ajo.  

“Nuk është punë që e vendosin pesë vetë, e as pesë shtete. Problemi kryesor është që tekonoligjia po na ndërligj të gjithëve, por nuk po konsiderohet si problem transnacional, ndërkombëtar për me u trajtu bashkë, po trajtohet në kufijtë politikë.”, ka thënë ajo. /Klankosova.tv

Lexo edhe

Njollat ​​e verdha dhe kafe në tavan: Pse boja e re nuk është e mjaftueshme dhe çfarë ndihmon

Njollat ​​e verdha dhe kafe në tavan: Pse boja e re nuk është e mjaftueshme dhe çfarë ndihmon

Ekstradohet nga Zvicra në Kosovë një person i kërkuar për dhunim

Ekstradohet nga Zvicra në Kosovë një person i kërkuar për dhunim

Trepça pëson tjetër humbje nga skuadra greke

Trepça pëson tjetër humbje nga skuadra greke