Sveçla e pranon mungesën e uniformave, arsyetohet me rritjen e numrit të policëve

Sveçla e pranon mungesën e uniformave, arsyetohet me rritjen e numrit të policëve

Sveçla e pranon mungesën e uniformave, arsyetohet me rritjen e numrit të policëve

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, e ka arsyetuar mungesën e uniformave të Policisë së Kosovës me rritjen e numrit të zyrtarëve policorë, duke thënë se nevojat për pajisje dhe veshmbathje po adresohen vazhdimisht.

Sponsor 3M Express

Duke raportuar para deputetëve, Sveçla nuk ka treguar se kur janë blerë për herë të fundit uniformat për policët, por ka bërë të ditur se kontrata për furnizim tashmë është nënshkruar dhe se uniformat pritet të arrijnë këto ditë.

“Policia e Kosovës ka 180 kontrata aktive, në vlerë prej mbi 70 milionë eurosh, të cilat përfshijnë investime në pajisje, uniforma dhe mbathje, shërbime, teknologji informative, ndërtime dhe renovime. Natyrisht, me rritjen e numrit të zyrtarëve policorë, rriten edhe nevojat për pajisje, uniforma dhe mbathje. Por këto nevoja po adresohen dhe po përmbushen vazhdimisht”, deklaroi ai.

Gjatë fjalimit të tij, ministri ka theksuar edhe rritjen e buxhetit të Policisë së Kosovës, duke deklaruar se nga viti 2021 e deri më tani ai është rritur për rreth 60 për qind.

Megjithatë, pavarësisht deklarimeve të ministrit për pajisjen e Policisë me uniforma dhe mbathje të nevojshme, zyrtarë policorë kanë raportuar se në disa raste detyrohen t’i blejnë këpucët me paratë e tyre.

“Policia e Kosovës është e pajisur me të gjitha uniformat, pajisjet dhe mbathjet e nevojshme për përmbushjen e detyrave të saj. Në vitin 2021, ne kemi gjetur buxhetin e Policisë së Kosovës në vlerë prej 109 milionë eurosh, të cilin në vitet vijuese e kemi rritur në 173 milionë euro apo rreth 60%”, deklaroi Sveçla.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Tentuan t’i fusnin telefona në Burgun e Dubravës, zyrtarët zbulojnë dy iPhone në një pako

Tentuan t’i fusnin telefona në Burgun e Dubravës, zyrtarët zbulojnë dy iPhone në një pako

Përplasje mes Musliut dhe Sveçlës për çështjen e uniformave të policisë

Përplasje mes Musliut dhe Sveçlës për çështjen e uniformave të policisë

Kurti në Dublin: Kosova synon statusin e vendit kandidat në BE

Kurti në Dublin: Kosova synon statusin e vendit kandidat në BE