Sveçla arsyetohet me procedura, Musliu: “Përziju o burrë në fillim, mos i le policët pa uniforma”

Sveçla arsyetohet me procedura, Musliu: “Përziju o burrë në fillim, mos i le policët pa uniforma”

Sveçla arsyetohet me procedura, Musliu: “Përziju o burrë në fillim, mos i le policët pa uniforma”

Uniformat e Policisë së Kosovës kanë përplasur deputeten e PDK-së, Ganimete Musliu me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Sponsor 3M Express

Musliu kërkoi përgjigje lidhur me shtyrjen e ceremonisë së diplomimit të gjeneratës së 63-të të Policisë së Kosovës dhe problemet me uniforma, por Sveçla u arsyetua me procedurat e prokurimit, raporton Klankosova.tv

Deputetja tha se tenderi është dashur të përgatitet me specifika të qarta dhe të mos shkaktohen vonesa të tilla në fazën përfundimtare – e të ndikojnë në moralin e pjesëtarëve të rinj që prisnin me padurim diplomimin.

“Ministër, atë që keni hasur në parregullsi, e për shkak të parregullsive është anuluar tenderi. Tenderi hapet me disa specifika, është dashur me qenë strikte e mos me pranu asnjë kontratë e cila nuk i përmbush ato specifika. Pse është dashur problemet me u evidentu kur është dashur me përfundu tenderi?

Nuk dyshoj në përkrahjen tuaj, që ju thoni se nuk e zbeh asnjëherë motivin për përkrahje, por zoti ministër, a e dini që e keni zbehur fort moralin e Policisë së Kosovës? A e dini çka do të thotë për një vajzë e djalë të ri, që e pret me padurim me veshë uniformën e me shiju ceremoninë e diplomimit, t’ia shtyni pse s’ka uniforma? Kjo është përgjegjësi e juaja personale si ministër”, deklaroi Musliu.

Në përgjigje, Sveçla tha se përcaktimi i kritereve në procedurat tenderuese është kompetencë e Policisë së Kosovës dhe jo e ministrit.

“Unë s’i përcaktoj kriteret e një procedure tenderuese, është përgjegjësi e Policisë së Kosovës. Unë jam faktori i fundit që pastaj bëj verifikimin nëse procedurat janë ndjekur në fillim. Po u përziva unë në fillim, ju vini me akuzë se unë po merrem me procesin e furnizimit. Sa për moralin e Policisë, të gjithë jemi dëshmitarë për sukseset e Policisë”, u shpreh ministri.

Musliu e kundërshtoi këtë arsyetim, duke i kërkuar atij që të përfshihet që në fillim të proceseve dhe të mos lejojë që policët të mbesin pa uniforma, transmeton Klankosova.tv

“Ta rekomandoj me u përzi në fillim, se ti apet po përzihesh në fund dhe po shkatërron gjithçka. Përziju o burrë në fillim, thuj ti ke me marrë tenderin, por mos i lër policët pa uniforma. Policët i ke pa uniforma. Po thu i kena nda 100 e sa milionë, në rregull është, por policët i ke pa uniforma. Na kemi pasë buxhet ma pak, po s’ka pasë policë që t’u ka anku për uniformë, këpucë e kapela. Logjika nuk është e qartë, më shumë buxhet, por më të keqtrajtuar Policia”, tha Musliu. /Klankosova.tv

Lexo edhe

Sveçla flet për gomat e Policisë: Kemi rezerva për 73 për qind të veturave

Sveçla flet për gomat e Policisë: Kemi rezerva për 73 për qind të veturave

Rasti i Arlindës, Haxhijaj sqaron veprimet e gjykatës: Nuk kam hapur procedurë disiplinore

Rasti i Arlindës, Haxhijaj sqaron veprimet e gjykatës: Nuk kam hapur procedurë disiplinore

Zubimendi humb vendin te Arsenali, mesfushori spanjoll tregon çfarë po ndodh me të

Zubimendi humb vendin te Arsenali, mesfushori spanjoll tregon çfarë po ndodh me të