Sunderland trondit Chelsean dhe merr fitore të rëndësishme

Sunderland trondit Chelsean dhe merr fitore të rëndësishme

Sunderland trondit Chelsean dhe merr fitore të rëndësishme

Sunderland ka marrë një fitore të rëndësishme 1-0 ndaj Chelseat, në ndeshjen e javës së 10-të të Ligës Premier, duke siguruar tri pikë që e largojnë nga fundi i tabelës.

Sponsor 3M Express

Takimi nisi me një minutë heshtje, ndërsa Sunderland u detyrua të bëjë një ndryshim të hershëm, pasi Granit Xhaka pësoi lëndim dhe u zëvendësua nga Jules Ahoka në minutën e katërt.

Vendasit patën rastin e parë të mirë në minutën e 15-të, kur Brian Brobbey goditi jashtë portës. Sunderland vazhdoi të ushtronte presion dhe në minutën e 35-të fitoi penallti pas ndërhyrjes së VAR-it.

Dy minuta më vonë, Enzo Le Fee u tregua i saktë, duke e dërguar topin në këndin e poshtëm të majtë për 1-0.

Chelsea tentoi të reagojë në pjesën e dytë, duke bërë disa ndryshime në formacion, por nuk arriti të gjente rrugën drejt golit. Sunderland u mbrojt mirë dhe ruajti epërsinë deri në fund të takimit.

Në minutat shtesë pati disa kartonë të verdhë, por rezultati nuk ndryshoi.

Me këtë fitore, Sunderland merr tri pikë të rëndësishme dhe largohet nga fundi i tabelës, ndërsa Chelsea pëson një humbje që e mban në vendin e pstë me 16 pikë. /Telegrafi/

Standings provided by Sofascore

Lexo edhe

Kalaja e Gjirokastrës priti 300 mijë vizitorë në dhjetë muaj

Kalaja e Gjirokastrës priti 300 mijë vizitorë në dhjetë muaj

Dyshohet se shkaktoi aksident dhe iku nga vendi i ngjarjes, kapet 40-vjeçari në Ferizaj

Dyshohet se shkaktoi aksident dhe iku nga vendi i ngjarjes, kapet 40-vjeçari në Ferizaj

Fitore e madhe e Milanit te Genoa

Fitore e madhe e Milanit te Genoa