Kalaja e Gjirokastrës priti 300 mijë vizitorë në dhjetë muaj

Kalaja e Gjirokastrës priti 300 mijë vizitorë në dhjetë muaj

Kalaja e Gjirokastrës priti 300 mijë vizitorë në dhjetë muaj

Duke ndarë statistikat më të fundit mbi numrin e vizitorëve në kalanë e Gjirokastrës, ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja theksoi se krahas rritjes së numrit të vizitorëve, monumenti ka regjistruar edhe një rritje prej 10,5% të të ardhurave në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

“Gjatë periudhës janar–tetor 2026, plot 300 mijë vizitorë vendas dhe të huaj kanë zbuluar madhështinë, historinë dhe trashëgiminë e këtij monumenti ikonik. Një sukses që shënon 6,5% më shumë vizitorë dhe 10,5% më shumë të ardhura krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar”, u shpreh Gonxhja.

Sponsor 3M Express

Kalaja e Gjirokastrës është një nga monumentet më të rëndësishme të trashëgimisë historike dhe kulturore në vend, si dhe një prej pikave kryesore për turistët vendas dhe të huaj në qytetin e gurtë. Në ambientet e kalasë ndodhet edhe Muzeu Kombëtar i Armëve, i hapur në vitin 1971, ku ekspozohen armë të periudhave të ndryshme historike. Ajo është e vendosur mbi një kodër pak të shkëputur nga Mali i Gjerë, e ngritur në një pikë vrojtuese rreth 370 m mbi nivelin e detit.

Interesi për Gjirokastrën po rritet nga viti në vit, duke e kthyer qytetin në një prej pikave më të rëndësishme të turizmit kulturor shqiptar.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

Fenerbahçe e “shkel” Corum-in, Vedat Muriqi nuk lë gjurmë

Fenerbahçe e “shkel” Corum-in, Vedat Muriqi nuk lë gjurmë

Rivali i Netanyahut, Gadi Eisenkot merr mandatin për formimin e qeverisë së re në Izrael

Rivali i Netanyahut, Gadi Eisenkot merr mandatin për formimin e qeverisë së re në Izrael

SPAK zgjeron hetimet ndaj Vlora Hysenit, dyshime për transfertën prej 450 mijë eurosh drejt kompanisë së vëllait në Gjermani

SPAK zgjeron hetimet ndaj Vlora Hysenit, dyshime për transfertën prej 450 mijë eurosh drejt kompanisë së vëllait në Gjermani

Kalaja e Gjirokastrës priti 300 mijë vizitorë në dhjetë muaj | Momenti