Ndryshojnë rregullat për punësimet në administratë në Shqipëri

Ndryshojnë rregullat për punësimet në administratë në Shqipëri

Ndryshojnë rregullat për punësimet në administratë në Shqipëri

Pirdeni: Të gjithë drejtorët në vlerësim 360 gradë.

Sponsor 3M Express

Për të merituar postin e një drejtuesi agjencie apo drejtorie në administratën publike, më parë do të duhet të kalosh vlerësimin e tre hallkave të ndryshme hierarkike brenda institucionit të varësisë.

Ministrja e Administratës Publike, Adea Pirdeni, në një intervistë për TV Klan, shpjegon nevojën për të unifikuar vlerësimin sipas shkallës së meritës, që do të nisë nga janari i vitit 2027.

“Çdo nëpunës publik në nivel drejtues do të vlerësohet jo vetëm nga eprori, por edhe nga vartësit dhe kolegët në nivel paralel, për të pasur një pamje më të plotë të cilësisë së drejtimit të zyrtarëve tanë publikë. Fokus të veçantë do të kenë ato institucione të cilat ofrojnë shërbime të drejtpërdrejta ndaj qytetarëve.”

Por përse lindi nevoja për të bërë vlerësimin e drejtuesve që janë në këtë detyrë aktualisht, një pjesë e të cilëve në muajin tetor, me urdhër të kryeministrit, dhanë dorëheqjen, por qëndrojnë në detyrë derisa të bëhet ky vlerësim i unifikuar për çdonjërin prej tyre?

“Cilësia e drejtimit nuk lidhet vetëm me mënyrën se si një institucion arrin të përmbushë objektivat që janë vendosur, por mbi të gjitha me mënyrën se si i trajton problematikat e qytetarëve.”

Një tjetër risi që është pjesë e reformës për matjen e shkallës së meritës është edhe mundësia që u jepet atyre që duan të japin kontributin e tyre në postet drejtuese në administratë dhe që aktualisht punojnë në sektorin privat.

“Aktualisht, ligji parashikon që vetëm 20% të të gjitha pozicioneve në nivel drejtues, administrata publike mund t’i hapë për kandidatë që vijnë nga jashtë. Ligji i ri parashikon që 50% e pozicioneve në nivel drejtues do të hapen për kandidatë edhe nga jashtë.”

Edhe për rekrutimin e nëpunësve të rinj në administratën publike ndryshojnë “rregullat e lojës”. Ata nuk do të futen në konkurs kur ka një vakancë për një pozicion të caktuar, por do të futesh në konkurs për t’u pajisur me një certifikatë dhe më pas është vetë institucioni që ka vakancën që të teston dhe jo DAP.

“Pajisja me certifikatë, e cila është e vlefshme për një periudhë 4-vjeçare, DAP-i garanton një standard minimal njohurish dhe aftësish për çdo kandidat që të jetë pjesë e shërbimit civil. Më pas do të jenë institucionet që do të vlerësojnë nëse kandidati përputhet me kërkesat e pozicionit të punës.”

Punonjësit që janë aktualisht pjesë e administratës nuk do të kenë nevojë për një vlerësim të ri, por performanca e tyre do të matet në mënyrë periodike, 6-mujore, nga drejtuesit e institucioneve. Për më të mirët janë parashikuar edhe bonuse financiare në fundvit./Tv Klan

Lexo edhe

Fenerbahçe e “shkel” Corum-in, Vedat Muriqi nuk lë gjurmë

Fenerbahçe e “shkel” Corum-in, Vedat Muriqi nuk lë gjurmë

Rivali i Netanyahut, Gadi Eisenkot merr mandatin për formimin e qeverisë së re në Izrael

Rivali i Netanyahut, Gadi Eisenkot merr mandatin për formimin e qeverisë së re në Izrael

SPAK zgjeron hetimet ndaj Vlora Hysenit, dyshime për transfertën prej 450 mijë eurosh drejt kompanisë së vëllait në Gjermani

SPAK zgjeron hetimet ndaj Vlora Hysenit, dyshime për transfertën prej 450 mijë eurosh drejt kompanisë së vëllait në Gjermani

Ndryshojnë rregullat për punësimet në administratë në Shqipëri | Momenti