Sulmoi gazetarin gjatë protestës, ndalohet për 48 orë i dyshuari L.G

Sulmoi gazetarin gjatë protestës, ndalohet për 48 orë i dyshuari L.G
Prokuroria Themelore e Prishtinës ka njoftuar se ka ndaluar për 48 orë të dyshuarin, L.G për sulm gjatë protestave, gjegjësisht për sulm ndaj gazetarit Jeton Sopa. Zëdhënësja e Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Kaltrina Shala ka bërë të ditur për Telegrafin se prokurori i çështjes po ndërmerr të gjitha masat dhe veprimet e nevojshme hetimore, për […]

Prokuroria Themelore e Prishtinës ka njoftuar se ka ndaluar për 48 orë të dyshuarin, L.G për sulm gjatë protestave, gjegjësisht për sulm ndaj gazetarit Jeton Sopa.

Zëdhënësja e Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Kaltrina Shala ka bërë të ditur për Telegrafin se prokurori i çështjes po ndërmerr të gjitha masat dhe veprimet e nevojshme hetimore, për ndriçimin e plotë të rrethanave të këtij rasti.

“Referuar kërkesës suaj, ju njoftojmë se në bazë të urdhrit të Prokurorit të Shtetit është ndaluar një (1) person me inicialet L.G., në kohëzgjatje prej 48 orësh, nën dyshimin e kryerjes se veprës penale ‘Sulmi’, nga neni 184 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, tha ajo.

Lidhur me këtë rast, Prokurori i çështjes, po ndërmerr të gjitha masat dhe veprimet e nevojshme hetimore, për ndriçimin e plotë të rrethanave të këtij rasti.

Ndryshe, Telegrafi mëson se rasti ka të bëjë me sulmin ndaj gazetarit Jeton Sopa gjatë mbulimit të protestës para Qeverisë. /Telegrafi/

Lexo edhe

Tuchel: Anglia ka lënë pas zhgënjimin e Botërorit

Tuchel: Anglia ka lënë pas zhgënjimin e Botërorit

Përgatitjet finale për inaugurimin e presidentes së re

Përgatitjet finale për inaugurimin e presidentes së re

Publikoi letër mirënjohje për familjen Hila – Vesa Smolica i thotë të gjitha (VIDEO)

Publikoi letër mirënjohje për familjen Hila – Vesa Smolica i thotë të gjitha (VIDEO)