Sulmi ajror vret 3 fëmijë në Jemen, huthët fajësojnë Arabinë Saudite

Sulmi ajror vret 3 fëmijë në Jemen, huthët fajësojnë Arabinë Saudite

Sulmi ajror vret 3 fëmijë në Jemen, huthët fajësojnë Arabinë Saudite

Rebelët Houthi, të mbështetur nga Irani, thonë se sulmet ajrore nga Arabia Saudite vranë tre fëmijë në provincën Dhamar, në jugperëndim të Jemenit.

Sponsor 3M Express

Ministria e Shëndetësisë, e kontrolluar nga huthët, njoftoi të shtunën se sulmet e një dite më parë goditën shtëpi në fshatin al-Ar, në distriktin Dawran Aness, duke vrarë një fëmijë 8-vjeçar dhe dy fëmijë 10-vjeçarë, si dhe duke plagosur më shumë persona, transmeton Klankosova.tv.

Huthët, sipas “The Associated Press”, fajësuan Arabinë Saudite për sulmin, i cili ndodh në një kohë kur janë intensifikuar luftimet mes këtij grupi dhe mbretërisë saudite e aleatëve të saj jemenas. Arabia Saudite nuk dha menjëherë ndonjë koment lidhur me sulmin.

Sipas ministrisë, fëmijët janë pjesë e 124 personave që, sipas huthëve, janë vrarë në territoret e tyre që kur rifilluan luftimet në shtator. /Klankosova.tv

Lexo edhe

Nëntë protestues dhe katër policë marrin ndihmë te Trauma, një protestues shtrohet në spital

Nëntë protestues dhe katër policë marrin ndihmë te Trauma, një protestues shtrohet në spital

Shkencëtarët: Disa planetë mund të kenë kushte më të mira për jetë se Toka

Shkencëtarët: Disa planetë mund të kenë kushte më të mira për jetë se Toka

Venezia befason Napolin

Venezia befason Napolin