Venezia befason Napolin

Venezia befason Napolin

Venezia befason Napolin

Golin e vetëm të ndeshjes e ka shënuar Akor Adams, vetëm një minutë pas fillimit të pjesës së dytë, duke i siguruar skuadrës vendëse tri pikë të rëndësishme në luftën për mbijetesë.

Napoli e ka nisur më mirë pjesën e dytë dhe ka pasur një mundësi të artë për të kaluar në epërsi, por Lorenzo Lucca nuk ka arritur të përfitojë nga një harkim i Scott McTominay.

Sponsor 3M Express

Menjëherë pas këtij rasti, Venezia ka reaguar me një top të gjatë pas mbrojtjes së Napolit. Adams e ka fituar duelin fizik me Amir Rrahmanin dhe e ka mposhtur portierin Alex Meret për rezultatin 1:0.

Napoli më pas ka ushtruar presion të vazhdueshëm në kërkim të barazimit, por portieri Filip Stankovic ka qenë vendimtar për vendasit. Ai e ka pritur edhe penalltinë e ekzekutuar nga Kevin De Bruyne, duke e ruajtur epërsinë e skuadrës së tij.

Në anën tjetër, Meret e ka shpëtuar Napolin nga një gol i dytë, pasi e ka ndalur Albion Rrahmanin, i cili ishte i vetëm përballë portierit.

Pavarësisht posedimit të madh të topit, Napoli nuk ka arritur ta gjejë rrugën drejt golit, ndërsa Venezia e ka mbrojtur epërsinë deri në fund.

Kjo fitore ka rëndësi të veçantë për Venezian, e cila vazhdon të mbetet në fund të tabelës, por më në fund e regjistroi fitoren e parë të sezonit. Sipas statistikave të ndeshjes, skuadra vendëse e mposhti Napolin në kampionat për herë të parë pas tetëdhjetë e katër vjetësh.

Për Napolin, kjo humbje i dha fund serisë prej tri ndeshjesh pa humbje, gjatë së cilës kishte regjistruar dy fitore dhe një barazim. Skuadra napolitane humbi gjithashtu mundësinë për t’iu afruar zonës së katër vendeve të para në Serie A.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

Apple kërkon uljen e prodhimit të iPhone 18 Pro, çipat e memories po shtrenjtohen

Apple kërkon uljen e prodhimit të iPhone 18 Pro, çipat e memories po shtrenjtohen

Dy të kuq për Brentfordin, tri pikë për Liverpoolin

Dy të kuq për Brentfordin, tri pikë për Liverpoolin

Gjini: Nuk guxojmë të eksperimentojmë me institucionet dhe Kushtetutën e Kosovës

Gjini: Nuk guxojmë të eksperimentojmë me institucionet dhe Kushtetutën e Kosovës

Venezia befason Napolin | Momenti