Capital T u bën thirrje mediave kosovare të raportojnë për protestat në Shqipëri: Heshtja nuk duhet të jetë zgjedhje

Reperi i njohur kosovar, Capital T, u ka bërë thirrje mediave në Kosovë që t’u kushtojnë më shumë vëmendje zhvillimeve dhe protestave në Shqipëri, duke theksuar rëndësinë e raportimit të drejtë dhe të pavarur.

Sponsor 3M Express

Përmes një postimi në rrjetet sociale, artisti ka kërkuar që qytetarëve që po protestojnë t’u jepet hapësira e merituar për ta shprehur zërin e tyre.

Capital T ka theksuar se gazetaria nuk është vetëm profesion, por edhe përgjegjësi morale ndaj së vërtetës dhe interesit publik.

Ai ka bërë thirrje për raportim pa censurë, duke nënvizuar rëndësinë e dokumentimit të padrejtësive, shkeljeve të të drejtave dhe keqpërdorimit të pushtetit.

“Kufiri na ndan administrativisht, por e vërteta dhe përgjegjësia për njëri-tjetrin nuk njohin kufij”, thuhet në mesazhin e tij.

Në fund, reperi ka theksuar se heshtja nuk duhet të jetë zgjedhje kur qytetarët kërkojnë të dëgjohen, duke rikujtuar rolin e mediave në informimin e publikut dhe pasqyrimin e çështjeve me interes të përgjithshëm.

Screenshot

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Capital T u bën thirrje mediave kosovare të raportojnë për protestat në Shqipëri: Heshtja nuk duhet të jetë zgjedhje appeared first on Sinjali.

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Apple kërkon uljen e prodhimit të iPhone 18 Pro, çipat e memories po shtrenjtohen

Apple kërkon uljen e prodhimit të iPhone 18 Pro, çipat e memories po shtrenjtohen

Dy të kuq për Brentfordin, tri pikë për Liverpoolin

Dy të kuq për Brentfordin, tri pikë për Liverpoolin

Gjini: Nuk guxojmë të eksperimentojmë me institucionet dhe Kushtetutën e Kosovës

Gjini: Nuk guxojmë të eksperimentojmë me institucionet dhe Kushtetutën e Kosovës

Capital T u bën thirrje mediave kosovare të raportojnë për protestat në Shqipëri: Heshtja nuk duhet të jetë zgjedhje | Momenti