Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka njoftuar se erërat e fuqishme dhe stuhitë e ditëve të fundit kanë shkaktuar dëme edhe në disa objekte shkollore në këtë komunë.

Totaj ka bërë të ditur se së bashku me drejtoreshën e Drejtorisë së Arsimit, Luljeta Veselaj-Gutaj, dhe drejtorin e Emergjencave dhe Sigurisë, Sead Arifi, ka vizituar shkollën SHFMU “Xhevat Berisha”, në Lagjen e Trimave (Tusus), për të parë nga afër dëmet e shkaktuara.
Ai ka njoftuar se Drejtoria e Emergjencave dhe Sigurisë është duke punuar në sanimin e dëmeve, me qëllim që nxënësit t’i kthehen mësimit të rregullt që nesër, në kushte të sigurta.
“Drejtoria e Emergjencave dhe Sigurisë është duke punuar në sanimin e dëmeve, në mënyrë që nesër nxënësit t’i kthehen mësimit të rregullt në kushte të sigurta”, ka shkruar Totaj. /Telegrafi/





