Ndalohet zyrtari i Gjykatës në Prishtinë, dyshohet se falsifikoi dokumente për regjistrimin e një banese në emër të një serbi

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ndaluar për 48 orë një person me inicialet A.B., i cili kishte ushtruar detyrën e udhëheqësit të Zyrës për Menaxhimin e Lëndëve në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

Ai dyshohet për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, pas hetimeve disa mujore të zhvilluara nga Prokuroria në bashkëpunim me Policinë e Kosovës.

Sponsor 3M Express

Sipas njoftimit të Prokurorisë, i dyshuari, gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare, dyshohet se kishte krijuar dosje fiktive dhe kishte vendosur vulën e vërtetësisë në kopjen e një dokumenti të falsifikuar, të titulluar “Kontratë për shitblerje”.

Përmes këtyre veprimeve, dyshohet se ai kishte synuar të siguronte përfitim të kundërligjshëm pasuror për vete dhe persona të tjerë.

Prokuroria bën të ditur se, në kuadër të këtyre veprimeve, një shtetasi të Serbisë, me inicialet M.B., i cili aktualisht ndodhet në arrati, i ishte mundësuar regjistrimi i një prone banesore në emrin e tij në Zyrën Kadastrale në Prishtinë.

Bëhet fjalë për një banesë me sipërfaqe prej 55.89 metrash katrorë, e cila ndodhet në Zonën Kadastrale në Matiçan.

“Në kuadër të veprimeve hetimore, personi me inicialet M.B. shtetas i Serbisë i cili aktualisht ndodhet në arrati, i është mundësuar regjistrimi i një prone banesore në emrin e tij në Zyrën Kadastrale në Prishtinë. Prona në fjalë ka në sipërfaqe prej 55.89 m², dhe gjendet në Zonën Kadastrale në Matiçan”.

Prokurori i Shtetit pritet që, brenda afatit ligjor, të paraqesë në gjykatën kompetente kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit.

Prokuroria nuk ka bërë të ditur detaje të tjera lidhur me rastin.

Burimi: Dukagjini

Lexo edhe

Nga drejtimi i rajonit policor më të vlerësuar në Kosovë, në pozitë këshilltari – transferimi i Lumni Graishtës ngre pikëpyetje

Nga drejtimi i rajonit policor më të vlerësuar në Kosovë, në pozitë këshilltari – transferimi i Lumni Graishtës ngre pikëpyetje

Ndalohet zyrtari i Gjykatës në Prishtinë, dyshohet se mundësoi regjistrimin e banesës në emër të serbit

Ndalohet zyrtari i Gjykatës në Prishtinë, dyshohet se mundësoi regjistrimin e banesës në emër të serbit

Aktakuzë ndaj katër personave në Gjakovë për dy vepra penale

Aktakuzë ndaj katër personave në Gjakovë për dy vepra penale