Nesër në Beograd do të mbahet seanca konstituive e Kuvendit, ku pritet të zgjidhet kryeparlamentari i ri dhe nënkryetarëve.

Ana Bërnabiq, kryetare aktuale e Kuvendit të Serbisë, e cila ushtron detyrën e presidentes që nga dorëheqja e Aleksandar Vuçiqit, e ka thirrur seancën konstituive për nesër në orën 10:00, siç njoftoi Kuvendi i Serbisë, duke bërë të ditur edhe rendin e ditës.
Ndër pikat e rendit të ditës janë konfirmimi i mandateve parlamentare, zgjedhja e kryetarit dhe nënkryetarit të parlamentit, si dhe emërimi i sekretarit të përgjithshëm dhe zgjedhja e anëtarëve të trupave punuese parlamentare.
Me zgjedhjen e kryetarit të ri të Kuvendit, pritet edhe një ndryshim në pozicionin e Presidentit në detyrë të Serbisë.
Në zgjedhjet parlamentare të 25 tetorit, Lista Studentore fitoi 140 nga 250 mandatet sa janë gjithsej në Kuvendin e Serbisë.
Kryesues i seancës konstituive do të jetë deputeti më i moshuar, Stojan Radenoviq.
Pas konstituimit të Kuvendit të Serbisë, Lista Studentore do të ketë 90 ditë kohë për formimin e Qeverisë së re, pra deri më 15 shkurt 2027. Me 140 deputetë nga gjithsej 250, studentët kanë shumicën e nevojshme për ta formuar Qeverinë pa mbështetjen e partive të tjera.
Burimi: Insajderi





