Stresi, ankthi dhe depresioni, ndër problemet më të shpeshta të shëndetit mendor

Stresi, ankthi dhe depresioni, ndër problemet më të shpeshta të shëndetit mendor

Stresi, ankthi dhe depresioni, ndër problemet më të shpeshta të shëndetit mendor

Edicioni i tetë i Kongresit Ndërkombëtar me temë “Shëndeti mendor: sfidat dhe perspektivat e së ardhmes” është mbajtur sot. Aty u diskutua për sfidat në fushën e shëndetit mendor dhe perspektivat për përmirësimin e kujdesit dhe mbështetjes për shëndetin mendor.

Sponsor 3M Express

Ilir Havolli, kryetari i Shoqatës së Psikologëve të Kosovës dhe i Shoqatës së Psikologëve të Shqipërisë, në një prononcim për KosovaPress, ka thënë se stresi, ankthi dhe depresioni janë ndër problematikat më të shpeshta të shëndetit mendor.

“Problematikat në atë shëndetin mendor sidomos kohëve të fundit janë stresi, ankthi, depresioni, të cilat janë bërë faktikisht të pranishme te çdo individ, te çdo shtresë e popullatës”, theksoi ai, derisa tha se nëse këto nuk do të arrihen të menaxhohen siç duhet, i shtynë ata drejt situatave të papërshtatshme meqë këto problematika i kalojnë kapacitetet e tyre menaxhuese.

Havolli ka vlerësuar se krahasuar me vitet e kaluara, është rritur ndërgjegjësimi i qytetarëve për rëndësinë e shëndetit mendor dhe kërkimin e ndihmës profesionale, por sipas tij në Kosovë ka shumë psikologë klinikë, ka shumë profesionistë të shëndetit mendor, ka shumë specialistë psikologjikë klinike, të cilët janë tamam specialist dhe mundësia e tyre për t’u inkorporuar nëpër institucione dhe të ofrojnë shërbimet e tyre psikologjike për popullatën është e kufizuar

Ndërkaq, psikologia e shëndetit publik nga Tirana, Jonida Haxhiu, ka folur për ndërlidhjen mes shëndetit mendor dhe rasteve të dhunës, duke theksuar se dhuna nuk duhet të normalizohet apo të pranohet, pavarësisht rrethanave.

“Ka persona që janë viktima të dhunës, ka persona që dhunojnë për shkak të problemeve të shëndetit mendor, për shkak të problemeve të tyre psikologjike dhe ka të tjerë që janë dëshmitarë të këtyre situatave dhe hezitojnë ta, të shprehin apo hezitojnë të pranojnë që diçka jo normale po ndodh. Një situatë dhune në fakt, pavarësisht kontekstit që në jo pak raste pranohet si mënyrë e reagimit, si mënyrë e ndëshkimit, si mënyrë, le të themi e reflektimit të asaj që po kalon individi, dhuna është një, tregon që personi dhunues ka probleme të shëndetit mendor, ka probleme në menaxhimin e emocioneve, ka probleme në komunikimin normal dhe askush nuk duhet të pranojë një situatë dhune, askush nuk duhet të pranojë të, të vendosë veten në një situatë dhune, të pranojë të nënshtrohet problemit të shëndetit mendor të një individi tjetër”, tha ajo.

Në anën tjetër, psikologu nga Tetova, Musa Musai, ka theksuar se shqetësimet psikologjike mund të shërbejnë si sinjale paralajmëruese për gjendjen emocionale të individit. Sipas tij, kërkimi i këshillimit psikologjik mund të ndihmojë në identifikimin dhe përballimin e këtyre shqetësimeve përpara se ato të bëhen të papërballueshme.

Punimet këtij kongresi vazhdojnë edhe nesër në ditën e dytë.

Lexo edhe

Irani merr përgjegjësinë për sulmin ndaj cisternës së naftës, kërcënon anijet në Gjirin Persik

Irani merr përgjegjësinë për sulmin ndaj cisternës së naftës, kërcënon anijet në Gjirin Persik

AMK me apel për qytetarët: Kontrolloni arin dhe argjendin para blerjes

AMK me apel për qytetarët: Kontrolloni arin dhe argjendin para blerjes

Presidentja Shiroka-Pula pranon urime nga presidentët e Finlandës, Sllovenisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut

Presidentja Shiroka-Pula pranon urime nga presidentët e Finlandës, Sllovenisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut