AMK paralajmëron qytetarët: Kontrolloni arin dhe argjendin para blerjes

AMK paralajmëron qytetarët: Kontrolloni arin dhe argjendin para blerjes

AMK paralajmëron qytetarët: Kontrolloni arin dhe argjendin para blerjes

Agjencia e Metrologjisë së Kosovës (AMK) u ka bërë thirrje qytetarëve që, gjatë blerjes së produkteve prej ari dhe argjendi, të kërkojnë garancinë dhe dokumentacionin përkatës nga shitësit, në mënyrë që të sigurohen për cilësinë dhe pastërtinë e metaleve të çmuara.

Sipas AMK-së, verifikimi dhe vulosja e produkteve janë të rëndësishme për mbrojtjen e konsumatorëve nga deklarimet e pasakta lidhur me përbërjen e metaleve të çmuara.

Sponsor 3M Express

Agjencia, e cila funksionon në kuadër të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI), përmes laboratorit të saj kontrollon përbërjen dhe pastërtinë e arit, argjendit, platinit dhe paladiumit.

Sipas legjislacionit në fuqi, operatorët ekonomikë janë të obliguar t’i paraqesin produktet për verifikim në AMK para se t’i vendosin ato në treg. Mosrespektimi i këtyre kërkesave mund të sjellë sanksione ligjore.

Procesi i verifikimit nis me matjen e produkteve me peshore të kalibruar dhe kontrollimin e dokumentacionit përcjellës, përfshirë dëshmitë e prejardhjes dhe faturat përkatëse.

Më pas, produktet analizohen me pajisje që përdorin teknologjinë me rreze X për të përcaktuar përbërjen dhe pastërtinë e metalit. Për të siguruar saktësinë e rezultateve, laboratori kryen tri matje të njëpasnjëshme për secilin produkt.

Te punimet e arit, verifikimi përfshin pastërti të ndryshme, përfshirë 14, 18, 22 dhe 24 karatë. Produktet që i përmbushin kërkesat teknike dhe ligjore vulosen pas përfundimit të procesit të verifikimit.

Rëndësia e këtij shërbimi dëshmohet edhe nga kërkesat e bizneseve. Vetëm gjatë vitit 2025, në laboratorin e AMK-së janë pranuar 470 kërkesa për verifikimin e metaleve të çmuara.

AMK ka theksuar se verifikimi i produkteve dhe informimi i konsumatorëve janë thelbësorë për rritjen e besimit në treg dhe për mbrojtjen e qytetarëve gjatë blerjes së stolive dhe produkteve të tjera prej metaleve të çmuara.

The post AMK paralajmëron qytetarët: Kontrolloni arin dhe argjendin para blerjes appeared first on Sinjali.

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Man City mund të luajë në Ligën e Kampionëve edhe nëse dënohet me rënie nga Liga Premier

Man City mund të luajë në Ligën e Kampionëve edhe nëse dënohet me rënie nga Liga Premier

Forza Horizon 6 edhe në Pplay Station 5

Forza Horizon 6 edhe në Pplay Station 5

Dardanet U19 barazojnë me Maqedoninë e Veriut në miqësoren e parë

Dardanet U19 barazojnë me Maqedoninë e Veriut në miqësoren e parë