Statuja nudo e Trumpit ekspozohet në Parlamentin Evropian në Strasburg

Statuja nudo e Trumpit ekspozohet në Parlamentin Evropian në Strasburg
Një statujë satirike e presidentit amerikan Donald Trump është vendosur për ekspozim në ndërtesën e Parlamentit Evropian në Strasburg të Francës, duke tërhequr vëmendjen për paraqitjen e saj provokuese. Vepra, e titulluar “Orange Plague”, është krijuar nga artisti danez Jens Galschiøt. Statuja është rreth 2.5 metra e lartë dhe paraqet Trumpin të zhveshur, duke mbajtur […]

Një statujë satirike e presidentit amerikan Donald Trump është vendosur për ekspozim në ndërtesën e Parlamentit Evropian në Strasburg të Francës, duke tërhequr vëmendjen për paraqitjen e saj provokuese.

Vepra, e titulluar “Orange Plague”, është krijuar nga artisti danez Jens Galschiøt. Statuja është rreth 2.5 metra e lartë dhe paraqet Trumpin të zhveshur, duke mbajtur një shkop të gjatë të artë dhe të ulur mbi shpatullat e një burri më të vogël.

Sipas artistit, statuja është e veshur me ar 23-karatësh dhe njihet gjithashtu me emrin “Mbreti i padrejtësisë”, transmeton Telegrafi.

Pranë veprës janë vendosur edhe tabela shpjeguese, ku thuhet se “Mbreti i padrejtësisë” qëndron “mbi shpinën e një burri” i cili po fundoset nën peshën e barrës.

“Do të bëja gjithçka për ta ndihmuar. Përveçse të zbrisja nga shpina e tij”, thuhet në tekstin shoqërues të veprës. Përmes këtij mesazhi, artisti akuzon Trumpin se po pengon përpjekjet për përballimin e ndryshimeve klimatike.

Statuja është vendosur në një pikë që lidh dy prej ndërtesave të Parlamentit Evropian dhe pritet të qëndrojë aty deri të enjten.

Ekspozimi u mundësua nga eurodeputeti danez i krahut të majtë Per Clausen, i cili tha se nuk shqetësohet për një reagim të mundshëm nga presidenti amerikan.

“Nëse dikush është aq i ndjeshëm saqë nuk mund ta tolerojë ekspozimin e kësaj skulpture në Parlamentin Evropian, atëherë nuk ka vend në skenën botërore”, tha Clausen.

Trumpi nuk ka reaguar publikisht ndaj statujës. Vepra e Galschiøt është ekspozuar edhe në qytete të tjera evropiane, si dhe gjatë konferencës së OKB-së për klimën COP30 në Belém të Brazilit. /Telegrafi/

Lexo edhe

Komuna e Rahovecit do të mbulojë sigurimin shëndetësor për fëmijët që shkojnë në çerdhe publike

Komuna e Rahovecit do të mbulojë sigurimin shëndetësor për fëmijët që shkojnë në çerdhe publike

Çfarë ndodh me foshnjën kur një grua shtatzënë humb jetën?

Çfarë ndodh me foshnjën kur një grua shtatzënë humb jetën?

Mickoski, Jotovës: Disa shtete anëtare që ndihen rehat në kolltukët e tyre i kanë harruar vlerat e BE-së

Mickoski, Jotovës: Disa shtete anëtare që ndihen rehat në kolltukët e tyre i kanë harruar vlerat e BE-së