Spanja zgjat rekordin botëror për serinë pa humbje

Spanja zgjat rekordin botëror për serinë pa humbje
Kombëtarja e Spanjës mposhti Kroacinë me rezultatin 2-1 në ndeshjen e raundit të katërt të fazës së grupeve të Ligës së Kombeve të UEFA-s në Ligën A. Ekipi spanjoll ka fituar 11 ndeshje radhazi, pas triumfit të fundit në udhëtim te Kroacia. Përveç kësaj, seria e Spanjës pa humbje ka arritur në 42 ndeshje, që […]

Kombëtarja e Spanjës mposhti Kroacinë me rezultatin 2-1 në ndeshjen e raundit të katërt të fazës së grupeve të Ligës së Kombeve të UEFA-s në Ligën A.

Ekipi spanjoll ka fituar 11 ndeshje radhazi, pas triumfit të fundit në udhëtim te Kroacia.

Përveç kësaj, seria e Spanjës pa humbje ka arritur në 42 ndeshje, që është një rekord botëror për serinë më të gjatë ndonjëherë.

Spanja i ka fituar të katër ndeshjet, ka grumbulluar 12 pikë dhe ka siguruar të paktën vendin e dytë, gjë që garanton një vend në çerekfinalet e Ligës së Kombeve.

Kundërshtari i Spanjës do të përcaktohet më vonë. Më parë, edhe Portugalia siguroi kualifikimin e hershëm për fazën eliminatore të Ligës së Kombeve, pasi kishte fituar gjithashtu të 4 ndeshjet.

Ndryshe, Spanja është kampionia në fuqi e botës. /Telegrafi/

Lexo edhe

Komuna e Rahovecit do të mbulojë sigurimin shëndetësor për fëmijët që shkojnë në çerdhe publike

Komuna e Rahovecit do të mbulojë sigurimin shëndetësor për fëmijët që shkojnë në çerdhe publike

Çfarë ndodh me foshnjën kur një grua shtatzënë humb jetën?

Çfarë ndodh me foshnjën kur një grua shtatzënë humb jetën?

Mickoski, Jotovës: Disa shtete anëtare që ndihen rehat në kolltukët e tyre i kanë harruar vlerat e BE-së

Mickoski, Jotovës: Disa shtete anëtare që ndihen rehat në kolltukët e tyre i kanë harruar vlerat e BE-së

Spanja zgjat rekordin botëror për serinë pa humbje | Momenti