Ligji për Gjykatën Speciale tashmë i ka kaluar zyrtarisht Presidentes Justina Shiroka-Pula.

Në emisionin “Kosova Today”, analisti Argjend Softolli deklaroi se Kosova nuk ka ndonjë president që do të guxonte të mos e dekretojë këtë ligj, transmeton Klankosova.tv.
“Nuk besoj që ka Kosova një president i cili e ka guximin të mos e dekretojë këtë ligj. Do të ishte mirë që ta dekretonte, në mënyrë që Kosova ta merrte përsipër Luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që shteti i qëndron prapa luftës së UÇK-së. Në rast se nuk e dekreton, atëherë presidentja lë shumë për të dëshiruar. Dhe në fund, kushdo, edhe po të mos ishte Shiroka, nuk do të guxonte të mos e dekretonte një ligj të tillë, sepse do t’i vinte vetes një barrë dhe një njollë të përjetshme gjatë gjithë jetës”, u shpreh Softolli.




