Skandal i ri në FIFA: Dyshime për parregullsi te DR Kongo

Skandal i ri në FIFA: Dyshime për parregullsi te DR Kongo
FIFA po përballet me akuza të reja për mënyrën se si trajtoi një rast që lidhet me portierin e DR Kongos, Lionel Mpasi. Sipas New York Times dhe Le Monde, dokumente të brendshme të FIFA-s sugjerojnë se dokumentacioni për ndryshimin e shtetësisë sportive të Mpasit, i cili më parë kishte luajtur për grupmoshat e Francës, […]

FIFA po përballet me akuza të reja për mënyrën se si trajtoi një rast që lidhet me portierin e DR Kongos, Lionel Mpasi.

Sipas New York Times dhe Le Monde, dokumente të brendshme të FIFA-s sugjerojnë se dokumentacioni për ndryshimin e shtetësisë sportive të Mpasit, i cili më parë kishte luajtur për grupmoshat e Francës, nuk ishte i plotë.

FIFA raportohet se shqyrtoi mundësinë e ndëshkimit të Kongos, madje edhe përjashtimin nga play-off-i, por në fund nuk mori masa.

Rasti ka ngritur pikëpyetje edhe për marrëdhëniet mes presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino, dhe drejtuesve të federatës kongoleze. DR Kongo më pas siguroi kualifikimin në Botërorin e këtij viti, ndërsa Mpasi luajti në të gjitha ndeshjet deri në eliminimin nga Anglia. /Klankosova.tv

Lexo edhe

Incident në rrugën “UÇK” në Mitrovicë, një person përfundon në pranga

Incident në rrugën “UÇK” në Mitrovicë, një person përfundon në pranga

Oferta e Kurtit për PDK-në, Hamza: Marrëveshja për Bekim Sejdiun nuk është me ne

Oferta e Kurtit për PDK-në, Hamza: Marrëveshja për Bekim Sejdiun nuk është me ne

BB: Më 2026, ekonomia në Ballkanin Perëndimor pritet të përshpejtohet në 3.1%

BB: Më 2026, ekonomia në Ballkanin Perëndimor pritet të përshpejtohet në 3.1%