Situatë e tensionuar në Tiranë, MSH: Të lënduar policë, protestues dhe gazetarë, mes tyre edhe një e huaj

Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale ka publikuar një bilanc paraprak të personave të lënduar gjatë protestës kombëtare të 28 Nëntorit në Tiranë.

Sponsor 3M Express

Sipas njoftimit të ministrisë, deri në orën 13:45, në Spitalin Universitar të Traumës janë paraqitur persona të lënduar, mes tyre një efektiv policie, dy përfaqësues të medias, njëri prej të cilëve shtetase e huaj, si dhe protestues.

Ministria bën me dije se të gjithë personat e paraqitur në spital janë në gjendje të qëndrueshme shëndetësore, janë të vetëdijshëm dhe po marrin trajtim në urgjencë.

Ndërkohë, ekipet e Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore kanë trajtuar në vendngjarje edhe tre protestues të lënduar, gjendja e të cilëve raportohet e mirë.

Sipas të njëjtit njoftim, deri në këtë orë nuk është raportuar asnjë person i lënduar në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza (QSUT).

Bilanci vjen në një kohë kur protesta e thirrur në Tiranë është shoqëruar me përplasje mes protestuesve dhe forcave të policisë, me hedhje gurësh, fishekzjarrësh dhe molotovësh, si dhe përdorimin e autobotëve me ujë nga policia. /euronews.al/

Lexo edhe

Policia kryen 33 arrestime: Nxënëset “merreshin me taksi, drogoheshin dhe përdhunoheshin nëpër festa”

Policia kryen 33 arrestime: Nxënëset “merreshin me taksi, drogoheshin dhe përdhunoheshin nëpër festa”

Protesta ka, mobilizimi mungon: Pse qytetarët e Kosovës nuk po dalin në rrugë për problemet bazike?

Protesta ka, mobilizimi mungon: Pse qytetarët e Kosovës nuk po dalin në rrugë për problemet bazike?

Protesta në Tiranë, Ministria e Shëndetësisë: Janë lënduar 5 protestues, 2 gazetarë dhe 1 efektiv policie

Protesta në Tiranë, Ministria e Shëndetësisë: Janë lënduar 5 protestues, 2 gazetarë dhe 1 efektiv policie