Gërvalla përkujton Isa Boletinin nga vendlindja e tij

Gërvalla përkujton Isa Boletinin nga vendlindja e tij

Gërvalla përkujton Isa Boletinin nga vendlindja e tij

Përmes një postimi në Facebook, Gërvalla ka vlerësuar kontributin e Boletinit në përpjekjet për pavarësinë e Shqipërisë dhe bashkimin kombëtar.

Ajo ka kujtuar se më 29 nëntor 1912, Isa Boletini mbërriti në Vlorë me qindra luftëtarë nga Kosova, për t’i dalë në mbrojtje Qeverisë së Ismail Qemalit dhe shtetit të saposhpallur shqiptar.

Sponsor 3M Express

Gërvalla ka përmendur edhe angazhimin e tij në Evropë, përkrah Ismail Qemalit dhe Luigj Gurakuqit, për mbrojtjen e çështjes shqiptare dhe kundërshtimin e copëtimit të trojeve shqiptare.

Në mesazhin e saj, ajo ka veçuar edhe shprehjen e njohur të Isa Boletinit: “Unë jam mirë kur asht mirë Shypnija”.

“Lavdi e përjetshme Bacës Isë dhe veprës së tij kombëtare!”, ka shkruar Gërvalla.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

Messi eliminohet nga plejofi, dështon ta mbrojë titullin e kampionit në MLS

Messi eliminohet nga plejofi, dështon ta mbrojë titullin e kampionit në MLS

Ceremonia në Vlorën e flamurit, Shiroka Pula publikon pamje

Ceremonia në Vlorën e flamurit, Shiroka Pula publikon pamje

Tensione e akte dhune në protestën kombëtare në Tiranë

Tensione e akte dhune në protestën kombëtare në Tiranë