Sindikata e Policisë dënon dhunën në protesta: Policët nuk janë palë në asnjë debat politik

Sindikata e Policisë dënon dhunën në protesta: Policët nuk janë palë në asnjë debat politik
Këshilli Drejtues i Sindikatës së Policisë së Kosovës ka diskutuar zhvillimet e fundit në vend, me theks të veçantë situatën e krijuar gjatë protestave në Prishtinë dhe angazhimin e zyrtarëve policorë për ruajtjen e rendit dhe sigurisë. Në një reagim, Sindikata e Policisë ka theksuar se e drejta për protestë, shprehje të lirë dhe tubim […]

Këshilli Drejtues i Sindikatës së Policisë së Kosovës ka diskutuar zhvillimet e fundit në vend, me theks të veçantë situatën e krijuar gjatë protestave në Prishtinë dhe angazhimin e zyrtarëve policorë për ruajtjen e rendit dhe sigurisë.

Në një reagim, Sindikata e Policisë ka theksuar se e drejta për protestë, shprehje të lirë dhe tubim paqësor është një e drejtë themelore dhe duhet të respektohet e garantohet, transmeton Klankosova.tv

Megjithatë, sindikata ka dënuar çdo formë dhune ndaj zyrtarëve policorë, institucioneve dhe qytetarëve.

“Kjo e drejtë nuk mund të shndërrohet në dhunë ndaj zyrtarëve policorë, institucioneve apo qytetarëve të tjerë.”

Sindikata ka dënuar hedhjen e mjeteve piroteknike dhe të mjeteve të forta në drejtim të policisë, duke theksuar se zyrtarët policorë nuk janë palë në debatet politike.

“Policët e Kosovës nuk janë palë në asnjë debat politik. Ata janë profesionistë të uniformuar, të cilët në këto rrethana kanë për detyrë të zbatojnë ligjin dhe të garantojnë sigurinë e të gjithëve.”

SPK ka shprehur mbështetje për zyrtarët policorë të angazhuar në terren, duke thënë se ata po kryejnë detyrën e tyre edhe në situata të tensionuara.

Sindikata u ka bërë thirrje të gjitha palëve që dallimet politike dhe qëndrimet individuale të mos shndërrohen në përplasje me policinë.

“Policët janë bijtë dhe bijat tuaja, vëllezërit dhe motrat tuaja. Shumë prej tyre kanë qenë bashkëluftëtarë tuaj dhe sot vazhdojnë t’i shërbejnë vendit dhe qytetarëve të Republikës së Kosovës.”

Në fund, Sindikata ka theksuar se do të vazhdojë të qëndrojë pranë zyrtarëve policorë dhe të mbrojë të drejtat dhe dinjitetin e tyre profesional, transmeton Klankosova.tv.

“Çdo polic i lënduar gjatë kryerjes së detyrës është një prind, një fëmijë, një vëlla apo një motër që në fund të ndërrimit pret të kthehet shëndoshë e mirë pranë familjes së tij.”

Lexo edhe

Ferdinand shokon për Bellingham: Po i tejkalon Zidanen, Lampardin, Xavin e Gerrardin

Ferdinand shokon për Bellingham: Po i tejkalon Zidanen, Lampardin, Xavin e Gerrardin

Bekim Sejdiu: I kam njoftuar sërish LDK-në dhe Kurtin, jam tërhequr nga gara për President

Bekim Sejdiu: I kam njoftuar sërish LDK-në dhe Kurtin, jam tërhequr nga gara për President

Miratohen ndryshimet për pushimet mjekësore në Maqedoni

Miratohen ndryshimet për pushimet mjekësore në Maqedoni