Miratohen ndryshimet për pushimet mjekësore në Maqedoni

Miratohen ndryshimet për pushimet mjekësore në Maqedoni
Bordi Drejtues i Fondit për Sigurim Shëndetësor miratoi ndryshimet në rregulloren për kriteret për përcaktimin e pushimit mjekësor. Nga Fondi sqarojnë se nuk shkurtohet e drejta për pushim mjekësor, as kohëzgjatja e tij kur ekziston nevojë mjekësore. Nga atje thonë se ndryshimi nga shtatë në pesë ditë nuk do të thotë se pushimi mjekësor përfundon […]

Bordi Drejtues i Fondit për Sigurim Shëndetësor miratoi ndryshimet në rregulloren për kriteret për përcaktimin e pushimit mjekësor. Nga Fondi sqarojnë se nuk shkurtohet e drejta për pushim mjekësor, as kohëzgjatja e tij kur ekziston nevojë mjekësore.

Nga atje thonë se ndryshimi nga shtatë në pesë ditë nuk do të thotë se pushimi mjekësor përfundon në ditën e pestë. Bëhet fjalë për periudhën pas së cilës, nëse gjendja shëndetësore kërkon vazhdimin e pushimit mjekësor, zbatohen kriteret mjekësore të parashikuara për diagnozën konkrete.

Kufiri kyç prej 15 ditësh, në kompetencë të mjekut amë, mbetet i pandryshuar. Me ndryshimet lehtësohen procedurat administrative, ndërsa zgjerohen edhe mundësitë për përcaktimin elektronik dhe retroaktiv të pushimit mjekësor.

Nga FSSH-ja thonë se zgjidhjet e reja janë rezultat i një analize profesionale disamuajshe të kritereve ekzistuese.

Lexo edhe

Incident në rrugën “UÇK” në Mitrovicë, një person përfundon në pranga

Incident në rrugën “UÇK” në Mitrovicë, një person përfundon në pranga

BB: Më 2026, ekonomia në Ballkanin Perëndimor pritet të përshpejtohet në 3.1%

BB: Më 2026, ekonomia në Ballkanin Perëndimor pritet të përshpejtohet në 3.1%

Oferta e Kurtit për PDK-në, Hamza: Marrëveshja për Bekim Sejdiun nuk është me ne

Oferta e Kurtit për PDK-në, Hamza: Marrëveshja për Bekim Sejdiun nuk është me ne

Miratohen ndryshimet për pushimet mjekësore në Maqedoni | Momenti