Bekim Sejdiu: I kam njoftuar sërish LDK-në dhe Kurtin, jam tërhequr nga gara për President

Bekim Sejdiu: I kam njoftuar sërish LDK-në dhe Kurtin, jam tërhequr nga gara për President
Bekim Sejdiu është tërhequr nga gara për president të Kosovës, pavarësisht se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka deklaruar sot se Lëvizja Vetëvendosje është e gatshme t’i japë 62 vota, bashkë me deputetët e komuniteteve, në këmbim të mbështetjes së PDK-së për kandidaturën e Sejdiut. “I kam njoftuar sërish LDK-në dhe Kurtin, jam tërhequr nga […]

Bekim Sejdiu është tërhequr nga gara për president të Kosovës, pavarësisht se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka deklaruar sot se Lëvizja Vetëvendosje është e gatshme t’i japë 62 vota, bashkë me deputetët e komuniteteve, në këmbim të mbështetjes së PDK-së për kandidaturën e Sejdiut.

“I kam njoftuar sërish LDK-në dhe Kurtin, jam tërhequr nga gara”, ka deklaruar Sejdiu për INFOKUSIN.

Deklarata e tij vjen në ditën e fundit të afatit për zgjedhjen e presidentit të Kosovës dhe e vë në pikëpyetje ofertën e bërë nga Kurti ndaj PDK-së.

Kurti ka thënë se LVV-ja do të siguronte 62 vota, nëse PDK-ja do të zotohej se do të siguronte gjysmën e votave të deputetëve të saj për Bekim Sejdiun.

Megjithatë, tërheqja e Sejdiut nënkupton se emri për të cilin Kurti po kërkon mbështetje nga PDK-ja nuk pranohet më nga vetë kandidati.

Zhvillimet e fundit mes LVV-së, PDK-së dhe LDK-së vijnë në një moment vendimtar, pasi 6 tetori është afati i fundit për përmbylljen e procesit të zgjedhjes së presidentit.

Tash mbetet e paqartë nëse do të propozohet një emër tjetër dhe nëse partitë politike do të arrijnë marrëveshje për votimin e tij brenda afatit./Telegrafi.

Lexo edhe

Incident në rrugën “UÇK” në Mitrovicë, një person përfundon në pranga

Incident në rrugën “UÇK” në Mitrovicë, një person përfundon në pranga

Oferta e Kurtit për PDK-në, Hamza: Marrëveshja për Bekim Sejdiun nuk është me ne

Oferta e Kurtit për PDK-në, Hamza: Marrëveshja për Bekim Sejdiun nuk është me ne

BB: Më 2026, ekonomia në Ballkanin Perëndimor pritet të përshpejtohet në 3.1%

BB: Më 2026, ekonomia në Ballkanin Perëndimor pritet të përshpejtohet në 3.1%