Shtëpia e Bardhë e nominon Mikhail Bogachek për Ambasador në Kosovë

Shtëpia e Bardhë e nominon Mikhail Bogachek për Ambasador në Kosovë

Shtëpia e Bardhë e nominon Mikhail Bogachek për Ambasador në Kosovë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka propozuar Mikhail Bogachek, nga Florida, për pozitën e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të SHBA-së në Republikën e Kosovës.

Emri i Bogachek është përfshirë në listën e nominimeve presidenciale të dërguara në Senatin amerikan, ku kërkohet shqyrtimi dhe miratimi i kandidaturave për pozita të ndryshme në administratën amerikane dhe përfaqësitë diplomatike.

Sponsor 3M Express

Sipas procedurës në SHBA, nominimi duhet të kalojë nëpër shqyrtimin dhe konfirmimin e Senatit përpara se kandidati të marrë zyrtarisht detyrën e ambasadorit.

Njoftimi është publikuar në faqen zyrtare të Shtëpisë së Bardhë, në kuadër të dokumentit për nominimet dhe tërheqjet e kandidaturave të dërguara në Senat më 9 nëntor 2026.

“Mikhail Bogachek, nga Florida, të jetë Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Republikën e Kosovës”, thuhet në njoftimin e Shtëpisë së Bardhë.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

“100 për qind”, ylli i Liverpoolit thotë se mund ta fitojë Topin e Artë

“100 për qind”, ylli i Liverpoolit thotë se mund ta fitojë Topin e Artë

Zidane thyen heshtjen për Topin e Artë, tregon nëse Mbappe e meritonte çmimin

Zidane thyen heshtjen për Topin e Artë, tregon nëse Mbappe e meritonte çmimin

Shtatë palestinezë të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza, mes tyre babai dhe djali 13-vjeçar

Shtatë palestinezë të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza, mes tyre babai dhe djali 13-vjeçar