BE-ja nis negociatat për ta përfshirë Kosovën në zonën pa roaming

BE-ja nis negociatat për ta përfshirë Kosovën në zonën pa roaming

BE-ja nis negociatat për ta përfshirë Kosovën në zonën pa roaming

Komisioni Evropian ka nisur negociatat për përfshirjen e Kosovës dhe pesë vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor në skemën e Bashkimit Evropian “Roam Like at Home”, e cila mundëson përdorimin e telefonisë mobile dhe internetit pa tarifa shtesë të roaming-ut.

Sponsor 3M Express

Sipas njoftimit të publikuar në faqen zyrtare të Komisionit Evropian, në këtë proces janë përfshirë Kosova, Shqipëria, Bosnjë-Hercegovina, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia.

Kjo nismë ishte paralajmëruar nga presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, gjatë vizitës së saj në Ballkanin Perëndimor në tetor të vitit 2026.

Përmes skemës “Roam Like at Home”, qytetarët që udhëtojnë ndërmjet vendeve të Bashkimit Evropian dhe atyre të Ballkanit Perëndimor do të mund të kryejnë telefonata, të dërgojnë mesazhe dhe të përdorin internetin mobil pa paguar tarifa shtesë për roaming.

Komisioni Evropian ka bërë të ditur se negociatat dypalëshe me vendet partnere tashmë kanë nisur, por zbatimi i skemës nuk do të jetë i menjëhershëm.

Fillimisht, duhet të përmbyllen marrëveshjet përkatëse, ndërsa vendet e Ballkanit Perëndimor duhet ta harmonizojnë plotësisht legjislacionin e tyre me rregullat e Bashkimit Evropian për roaming-un.

Vetëm pas përmbushjes së këtyre kushteve, Komisioni Evropian do t’i kërkojë Këshillit të BE-së miratimin për zgjerimin e zonës së roaming-ut edhe me gjashtë vendet e rajonit.

Ndërkaq, në qershor të vitit 2026, Këshilli i Bashkimit Evropian kishte autorizuar nisjen e negociatave për zgjerimin e kësaj skeme.

Marrëveshjet do të mbështeten në Marrëveshjet ekzistuese të Stabilizim-Asociimit, të cilat synojnë forcimin e stabilitetit në rajon dhe avancimin e integrimit ekonomik të vendeve të Ballkanit Perëndimor me Bashkimin Evropian.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

“100 për qind”, ylli i Liverpoolit thotë se mund ta fitojë Topin e Artë

“100 për qind”, ylli i Liverpoolit thotë se mund ta fitojë Topin e Artë

Zidane thyen heshtjen për Topin e Artë, tregon nëse Mbappe e meritonte çmimin

Zidane thyen heshtjen për Topin e Artë, tregon nëse Mbappe e meritonte çmimin

Shtëpia e Bardhë e nominon Mikhail Bogachek për Ambasador në Kosovë

Shtëpia e Bardhë e nominon Mikhail Bogachek për Ambasador në Kosovë