Ky është i propozuari i Shtëpisë së Bardhë për t’u bërë ambasador amerikan në Kosovë

Ky është i propozuari i Shtëpisë së Bardhë për t’u bërë ambasador amerikan në Kosovë

Ky është i propozuari i Shtëpisë së Bardhë për t’u bërë ambasador amerikan në Kosovë

Mikhail Bogachek është propozuar për ambasador të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë.

Sponsor 3M Express

Emri i tij është përfshirë në listën e nominimeve të dërguara në Senatin amerikan nga Shtëpia e Bardhë, ku Bogachek është propozuar për postin e ambasadorit të jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë në Republikën e Kosovës.

Bogachek ka mbi 25 vjet përvojë në udhëheqjen e inovacionit në sektorët e kujdesit shëndetësor, teknologjisë dhe qeverisjes.

Ai ka shërbyer si drejtor ekzekutiv në Organizatën e Shteteve Amerikane (OAS), ku ishte përgjegjës për mbikëqyrjen e qeverisjes dhe integritetit të operacioneve institucionale.

Në këtë pozitë, ai ka mbikëqyrur disa sektorë, përfshirë Shërbimet e Përgjithshme, Prokurimin dhe Mbikëqyrjen e Menaxhimit, Shërbimet Financiare, Burimet Njerëzore dhe Teknologjinë e Informacionit. Po ashtu, ka pasur përgjegjësi edhe për Zyrën e Menaxhimit të Riskut.

Kandidatura e tij tashmë është në duart e Senatit amerikan, ndërsa ende nuk dihet se kur do të shqyrtohet dhe votohet për emërimin e tij.

Burimi: Insajderi

Lexo edhe

“100 për qind”, ylli i Liverpoolit thotë se mund ta fitojë Topin e Artë

“100 për qind”, ylli i Liverpoolit thotë se mund ta fitojë Topin e Artë

Zidane thyen heshtjen për Topin e Artë, tregon nëse Mbappe e meritonte çmimin

Zidane thyen heshtjen për Topin e Artë, tregon nëse Mbappe e meritonte çmimin

Shtëpia e Bardhë e nominon Mikhail Bogachek për Ambasador në Kosovë

Shtëpia e Bardhë e nominon Mikhail Bogachek për Ambasador në Kosovë