SHSKUK kërkon llogaridhënie nga spitalet rajonale, nisin procedurat disiplinore për dyshime për shkelje

SHSKUK kërkon llogaridhënie nga spitalet rajonale, nisin procedurat disiplinore për dyshime për shkelje

SHSKUK kërkon llogaridhënie nga spitalet rajonale, nisin procedurat disiplinore për dyshime për shkelje

Bordi Drejtues i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK) ka kërkuar masa konkrete për përmirësimin e shërbimeve shëndetësore dhe rritjen e llogaridhënies nga menaxhmentet e spitaleve rajonale.

Sponsor 3M Express

Në mbledhjen e mbajtur më 16 tetor, të udhëhequr nga kryesuesi Faik Shatri, Bordi kërkoi që mangësitë e identifikuara të adresohen përmes masave konkrete, përcaktimit të personave përgjegjës dhe afateve për zbatimin e tyre.

Në kuadër të gjetjeve të auditimit, SHSKUK ka bërë të ditur se kanë nisur procedurat disiplinore ndaj personave për të cilët janë evidentuar dyshime për shkelje. Bordi do të informohet në vazhdimësi për ecurinë e këtyre procedurave dhe masat që do të ndërmerren.

Po ashtu, është kërkuar zbatimi i rekomandimeve të auditimit të brendshëm dhe të jashtëm, si dhe raportim periodik për progresin e arritur.

Për përmirësimin e cilësisë dhe sigurisë së shërbimeve, Bordi ka kërkuar formimin e një grupi profesional që do të analizojë treguesit e vdekshmërisë, infeksioneve spitalore, komplikacioneve, prerjeve cezariane dhe shfrytëzimit të kapaciteteve spitalore.

Ndërkaq, pas vlerësimit të pyetësorëve të vetëvlerësimit të dhjetë klinikave kirurgjike, është kërkuar hartimi i masave për përmirësimin e shërbimeve, koordinimin ndërmjet klinikave dhe zbatimin e protokolleve klinike, si dhe përcaktimi i prioriteteve për investime infrastrukturore.

Gjatë mbledhjes, Bordi miratoi unanimisht edhe Rregulloren për Organizimin e Brendshëm të Administratës Qendrore të SHSKUK-së.

Në këtë mbledhje u shqyrtuan gjithashtu raporti i drejtorit të përgjithshëm, Elvir Azizi, Draft-Raporti i Punës për periudhën janar–qershor 2026, si dhe çështjet që lidhen me investimet, furnizimin me barna dhe planifikimin buxhetor për vitin 2027.

Bordi Drejtues theksoi se do të vazhdojë të mbikëqyrë zbatimin e masave të kërkuara, me synimin e përmirësimit të cilësisë, sigurisë dhe efikasitetit të shërbimeve shëndetësore për qytetarët.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post SHSKUK kërkon llogaridhënie nga spitalet rajonale, nisin procedurat disiplinore për dyshime për shkelje appeared first on Sinjali.

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Rusia dhe talibanët po afrohen gjithnjë e më shumë, çfarë përfiton secila palë?

Rusia dhe talibanët po afrohen gjithnjë e më shumë, çfarë përfiton secila palë?

Mbërrijnë forcat RENEA para Kryeministrisë në Tiranë

Mbërrijnë forcat RENEA para Kryeministrisë në Tiranë

Gjini: Opozita duhet të përgatitet për qeverisje me politika konkrete

Gjini: Opozita duhet të përgatitet për qeverisje me politika konkrete

SHSKUK kërkon llogaridhënie nga spitalet rajonale, nisin procedurat disiplinore për dyshime për shkelje | Momenti