Protestat në Tiranë, Nazarko: Është lajm i mirë që po flet rinia (VIDEO)

Protestat në Tiranë, Nazarko: Është lajm i mirë që po flet rinia (VIDEO)

Protestat në Tiranë, Nazarko: Është lajm i mirë që po flet rinia (VIDEO)

Opinionisti Mentor Nazarko, në emisionin “Info Magazine” të Klan Kosovës, ka komentuar protestat në Shqipëri, duke thënë se është pozitive që të rinjtë po e shprehin zërin e tyre, por ka paralajmëruar për pasojat që mund të sjellë përshkallëzimi i protestave.

Sponsor 3M Express

Duke iu referuar përvojës së tij nga zhvillimet politike në Shqipëri, Nazarko ka theksuar se përshkallëzimi i protestave mund të ketë pasoja të rënda për vendin, në një kohë kur, sipas tij, Shqipëria po përballet me probleme në pozitën e saj ndërkombëtare.

“Ky është lajmi i mirë, pra që rinia po e flet me zërin e vet, por sigurisht nuk është lajmi i mirë, kush ka eksperiencë si puna ime, në 1990-tën unë isha me studentët e dhjetorit pas gjashtë vjetësh persekutim, pamundësie për të ndjekur studimet për shkak të biografisë, faktit që gjyshi im ishte arratisur në perëndim. Unë isha nga studentët e dhjetorit 1990 që solli rrëzimin e komunizmit, krijimin e Partisë Demokratike”, tha Nazarko në Info Magazine të Klan Kosovës.

“Në 97-98-ën unë isha si gazetar kryeredaktor i një gazete dhe sot nuk ka nevojë që të shoh se ku mund të përfundojë një protestë nëse përshkallëzohet. Një protestë si kjo nëse përshkallëzohet”.

 “Unë e di nëse ajo përshkallëzohet se çfarë katastrofe do të ishte për Shqipërinë që tashmë, që tani edhe me gjendjen e tanishme ne mund të themi që kemi një defaktorizim ndërkombëtar rajonal të Shqipërisë”.

“Kemi një, si të thuash zbehje, mbyllje të perspektivës së integrimit evropian”.

Lexo edhe

PSG fiton me zor në transfertë

PSG fiton me zor në transfertë

Rodri kthen buzëqeshjen te katalunasit, risjell epërsinë për Barçën

Rodri kthen buzëqeshjen te katalunasit, risjell epërsinë për Barçën

Shkëlqejnë xhudistët e rinj në Ballkanikun U16: Kosova fiton dy të arta e një të bronztë në Greqi

Shkëlqejnë xhudistët e rinj në Ballkanikun U16: Kosova fiton dy të arta e një të bronztë në Greqi

Protestat në Tiranë, Nazarko: Është lajm i mirë që po flet rinia (VIDEO) | Momenti