Drita fiton në Podujevë

Drita fiton në Podujevë

Drita fiton në Podujevë

Kampionët e Kosovës e kanë siguruar fitoren e dytë radhazi në kampionat, ndërsa Llapi ka vazhduar me rezultatet negative.

Pjesa e parë është mbyllur pa gola, por Drita ka kaluar në epërsi menjëherë pas pushimit. Vesel Limaj ka shënuar për 1:0 në minutën e dyzet e shtatë, ndërsa vetëm tri minuta më vonë, Liridon Balaj e ka dyfishuar epërsinë e mysafirëve.

Sponsor 3M Express

Llapi e ka ngushtuar rezultatin në minutën e shtatëdhjetë e tetë, kur Arbnor Aliu ka shënuar për 1:2, por vendasit nuk kanë arritur të shmangin humbjen.

Kjo është humbja e tetë e Llapit në këtë edicion të Superligës. Skuadra e drejtuar nga Tahir Batatina po kalon një periudhë të vështirë dhe rrezikon të përfshihet në garën për mbijetesë.

Malisheva e kryeson Superligën e Kosovës pas nëntë ndeshjeve, me njëzet pikë, kurse Prishtina është e dyta, po ashtu me njëzet pikë.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

Spalletti vlerëson Zhegrovën: Lëvizjet e tij janë të paparashikueshme, meriton më shumë minuta

Spalletti vlerëson Zhegrovën: Lëvizjet e tij janë të paparashikueshme, meriton më shumë minuta

PSG fiton me zor në transfertë

PSG fiton me zor në transfertë

Rodri kthen buzëqeshjen te katalunasit, risjell epërsinë për Barçën

Rodri kthen buzëqeshjen te katalunasit, risjell epërsinë për Barçën

Drita fiton në Podujevë | Momenti