Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, dhe deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, po marrin pjesë në ceremoninë e shënimit të 28 Nëntorit në Tiranë.

Lladrovci, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka uruar festën, duke thënë se Shqipëria është më afër se kurrë finalizimit të procesit të integrimit në Bashkimin Evropian, pas një pune të madhe dhe përkushtimi institucional, raporton Klankosova.tv.
Ai ka theksuar se Shqipëria është më shumë se një shtet, duke e cilësuar atë si zemrën e bashkuar të kombit shqiptar.
“I nderuar të jem me mikun tim Enverin, pjesëmarrës në shënimin e 28 Nëntorit në ‘Pallatin e Brigadave’, me ftesë të Sh.T.Z. Bajram Begaj, President i Shqipërisë. Shqipëria si asnjëherë më parë, është pranë finalizimit të procesit integrues në Bashkimin Evropian, pas një pune të madhe dhe përkushtimi institucional e qytetar. Shqipëria është më shumë se një shtet, është më shumë se zemrat e bashkuara të kombit. Gëzuar 28 Nëntori, festa e katërfishtë shqiptare!”, ka shkruar Lladrovci.





