LEX | Dyshohet se ua mundësonte shfrytëzimin seksual të vajzave të saj të mitura në këmbim të parave – paraburgim për nënën dhe dy të dyshuarit e tjerë

Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda, ka caktuar nga një muaj paraburgim ndaj tre personave të dyshuar në rastin e rëndë të trafikimit dhe shfrytëzimit seksual të dy vajzave të mitura, raporton Gazeta Sinjali.

Sponsor 3M Express

E dyshuara E.B., nëna e vajzave, dyshohet për veprën penale “Trafikimi me njerëz”, ndërsa M.C. dhe R.S. dyshohen për veprën penale “Shfrytëzimi i shërbimeve seksuale të viktimës së trafikimit”.

Sipas Gjykatës, nëna dyshohet se, duke keqpërdorur pozitën dhe autoritetin prindëror, ka mundësuar shfrytëzimin seksual të vajzave të saj të mitura në këmbim të parave apo përfitimeve të tjera materiale.

Dy të dyshuarit e tjerë janë të moshës 67 dhe 70 vjeç.

Pas mbajtjes së seancës dëgjimore, gjyqtarja e procedurës paraprake ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji për secilin nga të pandehurit.

Gjykata ka vlerësuar se, nëse të dyshuarit lihen në liri, ekziston rreziku i arratisjes, ndikimit tek viktimat e mitura, pengimit të procedurës penale, si dhe përsëritjes së veprave penale.

Kundër këtij aktvendimi, palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm deri në vërtetimin e fajësisë së tyre me aktgjykim të formës së prerë. Identiteti i viktimave të mitura mbetet i mbrojtur.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

114-vjetori i Pavarësisë, Begaj: Shqipëria më pranë se kurrë rrugës europiane

114-vjetori i Pavarësisë, Begaj: Shqipëria më pranë se kurrë rrugës europiane

Bilanci i protestës në Tiranë: 35 të lënduar në spitale, mes tyre 12 protestues dhe 12 policë

Bilanci i protestës në Tiranë: 35 të lënduar në spitale, mes tyre 12 protestues dhe 12 policë

114-vjetori i Pavarësisë, Begaj mesazh protestuesve: Dialogu është rruga, dhuna nuk është zgjidhje

114-vjetori i Pavarësisë, Begaj mesazh protestuesve: Dialogu është rruga, dhuna nuk është zgjidhje