Pas monitorimit të kryer një ditë më parë nga Avokati i Popullit, GJKKO ka pezulluar masën e dënimit me burgim për 33-vjeçaren G.Gj, e cila ndodhej në IEVP Pojskë së bashku me foshnjën e saj 4-muajshe.

Këtë të enjte, rreth orës 16:30, familjarët e 33-vjeçares janë paraqitur pranë IEVP Pojskë për ta marrë atë, pas vendimit të gjykatës.
Në momentin e daljes nga institucioni i vuajtjes së dënimit, G.Gj nuk ka pranuar të flasë për mediat.
Ndërkohë, familjarët e saj, jashtë kamerave, kanë falënderuar gjykatën dhe mediat për trajtimin e rastit dhe vëmendjen e treguar ndaj situatës së 33-vjeçares dhe foshnjës së saj.




