Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në një lokal në pronësi të një shqiptari, në një lagje të Athinës.

Sipas Top Channel, ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:40, ndërsa pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin e shpërthimit.
Dëshmitarët kanë deklaruar se dy persona kanë vendosur një mekanizëm shpërthyes në pjesën e jashtme të lokalit dhe më pas janë larguar me motoçikletë.
Nga shpërthimi, lokali ka pësuar dëme të konsiderueshme materiale, por nuk raportohet për persona të lënduar.
Shkaqet e ngjarjes ende nuk dihen, ndërsa dyshimet e para të policisë lidhen me një rast të mundshëm për zhvatje parash.
Ndërkohë, sipas burimeve policore të cituara nga Top Channel, dyshohet se të njëjtit persona i kanë vënë flakën edhe një lavazhi në pronësi të të njëjtit shqiptar.
Ngjarja e dytë kishte ndodhur më 13 nëntor. Policia greke dyshon se të dyja rastet mund të kenë lidhje me njëra-tjetrën, ndërsa autorët ende nuk janë identifikuar.





