Ligji kundër islamofobisë që po nxit debat në New Jersey të ShBA-së

Ligji kundër islamofobisë që po nxit debat në New Jersey të ShBA-së

Ligji kundër islamofobisë që po nxit debat në New Jersey të ShBA-së

Një projektligj në shtetin amerikan të New Jersey-t, që synon të luftojë diskriminimin ndaj myslimanëve, ka nxitur shqetësime për kufizimin e lirisë së shprehjes.

Sponsor 3M Express

Bill Brown, ish-komando i marinës amerikane (Navy SEAL) dhe avokat, ka paralajmëruar se projektligji mund t’i bëjë qytetarët të hezitojnë të kritikojnë publikisht ide fetare dhe politike.

Bëhet fjalë për projektligjin Assembly Bill 1146, i cili synon të krijojë një përkufizim zyrtar të islamofobisë, që do të përdorej nga institucionet dhe organet e rendit gjatë shqyrtimit të rasteve të dyshuara të diskriminimit ndaj myslimanëve.

Sipas propozimit, islamofobia përfshin urrejtjen ose denigrimin e rëndë ndaj personave myslimanë dhe kulturës së tyre, si dhe shfaqjet retorike, të dhunshme apo fizike të qëndrimeve kundër myslimanëve.

Ndër shembujt e përmendur janë edhe heqja me forcë e shamisë nga gratë myslimane, trajtimi diskriminues dhe fajësimi kolektiv i myslimanëve për veprimet e një individi apo grupi.

Megjithatë, Brown ka shprehur shqetësimin se përkufizimi mund të jetë tepër i gjerë dhe të krijojë frikë nga shprehja e mendimeve kritike.

“Vetë kërcënimi i shqyrtimit nga shteti është një sulm i drejtpërdrejtë ndaj debatit publik”, ka deklaruar ai për Fox News Digital.

Ai ka theksuar se Amendamenti i Parë i Kushtetutës amerikane garanton të drejtën për të kritikuar çdo fe apo doktrinë.

Projektligji nuk parashikon krijimin e një vepre të re penale për kritikimin e Islamit dhe përmban dispozita që garantojnë mbrojtjen e të drejtave kushtetuese. Ai synon që përkufizimi i islamofobisë të merret parasysh gjatë shqyrtimit të shkeljeve të ligjeve ekzistuese kundër diskriminimit.

Brown, megjithatë, e ka cilësuar propozimin si një përpjekje të tërthortë për të kufizuar kritikën ndaj fesë, duke argumentuar se mbrojtja e njerëzve nga diskriminimi nuk duhet të nënkuptojë mbrojtjen e ideve fetare nga kritika publike.

Sipas tij, dallimi mes paragjykimit ndaj myslimanëve dhe kritikës ndaj islamizmit si lëvizje politike duhet të mbetet i qartë. /Klankosova.tv

Lexo edhe

Tritol në lokalin e shqiptarit në Athinë, dalin pamjet e shpërthimit

Tritol në lokalin e shqiptarit në Athinë, dalin pamjet e shpërthimit

Inteligjenca artificiale hyn në garë me tifozët e futbollit, por ende nuk mposht ekspertët

Inteligjenca artificiale hyn në garë me tifozët e futbollit, por ende nuk mposht ekspertët

Vëllai përfiton tenderë nga institucionet, Kurti emëron Luan Dalipin në krye të Agjencisë për Investime

Vëllai përfiton tenderë nga institucionet, Kurti emëron Luan Dalipin në krye të Agjencisë për Investime