Shiroka-Pula uron Akademinë e Shkencave të Shqipërisë për 54-vjetorin e themelimit: Referencë e dijes për shqiptarët e Kosovës

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ka uruar Akademinë e Shkencave të Shqipërisë me rastin e 54-vjetorit të themelimit, duke vlerësuar kontributin e saj në zhvillimin e shkencës dhe ruajtjen e trashëgimisë kombëtare shqiptare.

Sponsor 3M Express

Në mesazhin e urimit, Shiroka-Pula ka theksuar se Akademia, që nga themelimi nën drejtimin e profesor Aleks Budës e deri te udhëheqja aktuale nga Skënder Gjinushi, ka qenë një institucion i rëndësishëm i dijes, kërkimit shkencor dhe mbrojtjes së trashëgimisë kombëtare.

Ajo ka vlerësuar se gjatë 54 vjetëve të veprimtarisë, Akademia ka mbetur një nga shtyllat e identitetit intelektual shqiptar, duke ndërthurur ruajtjen e trashëgimisë me zhvillimin e shkencës, inovacionit dhe qëndrueshmërisë.

Sipas presidentes, roli i këtij institucioni është veçanërisht i rëndësishëm në një kohë kur shoqëria shqiptare në Kosovë dhe Shqipëri përballet me ndryshime të thella dhe ka nevojë të shtuar për dije dhe ekspertizë.

“Për ne, shqiptarët e Kosovës, ky institucion ka qenë dhe mbetet një referencë e rëndësishme e dijes dhe e krenarisë kombëtare”, thuhet në urimin e Shiroka-Pulës.

Presidentja ka shprehur gjithashtu dëshirën që Akademia të vazhdojë të jetë një hapësirë e hapur e dijes, ku studiuesit e rinj gjejnë frymëzim dhe ku Shqipëria e Kosova përfaqësohen denjësisht në botën e shkencës dhe kulturës.

Në fund, ajo i ka uruar institucionit suksese të mëtejshme, botime të reja shkencore, projekte kërkimore dhe bashkëpunime ndërkombëtare që kontribuojnë në forcimin e shkencës shqiptare.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Shiroka-Pula uron Akademinë e Shkencave të Shqipërisë për 54-vjetorin e themelimit: Referencë e dijes për shqiptarët e Kosovës appeared first on Sinjali.

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Pas raportimeve për marrëveshjen Trump-Putin, Kallas: BE-ja nuk do ta ulë presionin ndaj Rusisë

Pas raportimeve për marrëveshjen Trump-Putin, Kallas: BE-ja nuk do ta ulë presionin ndaj Rusisë

Radoiçiqi në tubimet e partisë së Vuçiqit, Haxhiu akuzon Serbinë për mbrojtjen e organizatorit të sulmit terrorist në Banjskë

Radoiçiqi në tubimet e partisë së Vuçiqit, Haxhiu akuzon Serbinë për mbrojtjen e organizatorit të sulmit terrorist në Banjskë

Shpërthen supertankeri me naftë në Ngushticën e Hormuzit, dyshohet se ra në kontakt me një minë detare

Shpërthen supertankeri me naftë në Ngushticën e Hormuzit, dyshohet se ra në kontakt me një minë detare