Shefi i UNMIK-ut për rastin në Gjilan: Tregues i kostos shkatërruese njerëzore të dhunës me bazë gjinore

Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm dhe shefi i UNMIK-ut, Peter Due, dënoi ashpër vrasjet tragjike të një gruaje dhe vëllait të saj dje në Livoç të Ulët në Gjilan, si dhe plagosjen e një anëtari tjetër të familjes.

Sponsor 3M Express

Due u shprehu ngushëllime familjes dhe të dashurve të viktimave dhe i uroi shërim të shpejtë personit të lënduar.

“Kjo humbje tragjike e jetëve nxjerr në pah koston shkatërruese njerëzore të dhunës me bazë gjinore. Një dhunë e tillë është e papranueshme dhe nuk duhet të tolerohet kurrë apo të trajtohet si çështje private”, tha ai.

Shefi i UNMIK-ut u bëri thirrje institucioneve përkatëse që të vazhdojnë përpjekjet e koordinuara për të parandaluar dhunën me bazë gjinore.

Sipas Prokurorisë, në rastin e djeshëm, të vdekur mbetën vëllai e motra, teksa dorasi dyshohet të jetë bashkëshorti i viktimës. I plagosur, sipas Prokurorisë, ka mbetur edhe djali i xhaxhait të viktimës. /Klankosova.tv

Lexo edhe

Irani merr përgjegjësinë për sulmin ndaj cisternës së naftës, kërcënon anijet në Gjirin Persik

Irani merr përgjegjësinë për sulmin ndaj cisternës së naftës, kërcënon anijet në Gjirin Persik

AMK me apel për qytetarët: Kontrolloni arin dhe argjendin para blerjes

AMK me apel për qytetarët: Kontrolloni arin dhe argjendin para blerjes

Presidentja Shiroka-Pula pranon urime nga presidentët e Finlandës, Sllovenisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut

Presidentja Shiroka-Pula pranon urime nga presidentët e Finlandës, Sllovenisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut