Shala: “PDK-ja mbrëmë ia dorëzoi partinë Kurtit, e varrosi të gjallë Hashim Thaçin”

Shala: “PDK-ja mbrëmë ia dorëzoi partinë Kurtit, e varrosi të gjallë Hashim Thaçin”
Analisti politik Azdren Shala ka kritikuar ashpër Partinë Demokratike të Kosovës për qëndrimin e saj gjatë ditës së 6 tetorit. Në emisionin “Ora Shtatë”, Shala tha se ajo që, sipas tij, i ka ndodhur PDK-së është e paparë në historinë politike të Kosovës, transmeton Klankosova.tv. “Nënshtrimi i PDK-së që i ka ndodhur mbrëmë, është i […]

Analisti politik Azdren Shala ka kritikuar ashpër Partinë Demokratike të Kosovës për qëndrimin e saj gjatë ditës së 6 tetorit.

Në emisionin “Ora Shtatë”, Shala tha se ajo që, sipas tij, i ka ndodhur PDK-së është e paparë në historinë politike të Kosovës, transmeton Klankosova.tv.

“Nënshtrimi i PDK-së që i ka ndodhur mbrëmë, është i paparë në historinë e Kosovës. LDK ka gabuar në proces, por doli më e pastër prej procesit, këta mbrëmë me duar të veta ia dorëzuan partinë Albin Kurtit”, deklaroi Shala.

Ai e akuzoi PDK-në se, sipas tij, po i shërben forcimit të pushtetit të kryeministrit, Albin Kurti, duke e lidhur këtë edhe me kauzën për kthimin e ish-krerëve të UÇK-së në Kosovë.

“Asistenti kryesor për me shtri autoritarizmin Kurti, edhe me vdek kauza e djemve, që kjo më dhemb më së shumti mua, është PDK-ja”, tha ai në Klan Kosova.

Shala ngriti pikëpyetje edhe rreth ligjit për Specialen, duke kërkuar garanci se miratimi i tij do të ndikojë në kthimin në Kosovë të ish-krerëve të UÇK-së që po mbahen në paraburgim në Hagë.

“Ne nuk jemi duke folur për elefantin në dhomë. Le të dalë dikush, le të më garantojë mua që me këtë ligj kemi me i pru djemtë në Kosovë. Kush garanton në Kosovë që ne me këtë ligj, i biem djemtë të pafajshëm këtu? Nëse del dikush ma garanton, unë kërkoj falje publike”, u shpreh Shala.

Ai iu drejtua edhe një herë PDK-së për qëndrimin e saj, duke përmendur edhe ish-presidentin Hashim Thaçi.

“Prapë po iu them, urime. E keni varrosë të gjallë Hashim Thaçin. Bravo”, deklaroi Shala.

Lexo edhe

Tuchel: Anglia ka lënë pas zhgënjimin e Botërorit

Tuchel: Anglia ka lënë pas zhgënjimin e Botërorit

Përgatitjet finale për inaugurimin e presidentes së re

Përgatitjet finale për inaugurimin e presidentes së re

Publikoi letër mirënjohje për familjen Hila – Vesa Smolica i thotë të gjitha (VIDEO)

Publikoi letër mirënjohje për familjen Hila – Vesa Smolica i thotë të gjitha (VIDEO)